LAJMI I FUNDIT:

Strakosha konsiderohet një histori suksesi te Lazio

Strakosha konsiderohet një histori suksesi te Lazio

Niveli i treguar nga Thomas Strakosha në fushën e lojës, ka bërë që mediat italiane të vlerësojnë në maksimum performancën e shqiptarit.

Tashmë është radha e “Lazionews”, e cila t’i kushtojë një vëmendje të veçantë portierit kuqezi. Portali italian i ka kushtuar një artikull special dy portierëve të cilët do të përballen ditën e nesërme, Thomas Strakoshës dhe Alfred Gomish.

Mes tyre ka shumë ngjashmëri në karrierë, pasi kanë qenë pjesë e ekipit të Salernitanës, ndërsa në këtë sezon ndodhen në Seria A. Thomas Strakosha një rikthim tek Lacio pas huazimit, ndërsa Gomish ka kaluar nga Torino drejt Spalit.


Kjo speciale ka ardhur në një kohë që dy ekipet italiane, Spal dhe Lacio, do të ndeshen në ditën e nesërme për të diskutuar javën e 20 të kampionatit italian. Gjithashtu përmendet edhe fakti që Strakosha u largua në formë huazimi tek Salernitana, por gjithmonë me mendimin për t’u rikthyer tek ekipi i Lacios.

Strakosha kthehet duke marrë edhe vendin e titullarit, përpara portierëve me eksperiencë si Marketi apo Vargiç.

Tashmë Strakosha është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Shqipërisë, ndërsa Gomish i cili është me nënshtetësi senegaleze, ka zgjedhur të luaj për moshat e Italisë. Historia e portierit shqitpar është duke u konsideruar si një histori suksesi, edhe nga vetë italianët. /vipsport.al/

Në trend Sport

Më shumë
Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Shpërthen te Liverpooli: Salah dhe Alexander-Arnold me konfrontim të fortë

Premier League
Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Arne Slot jep dritën e gjelbër për largimin e pesë lojtarëve të Liverpoolit në verë

Premier League
Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Pesë lojtarë të Real Madridit rrezikojnë pezullimit në çerekfinalen e mundshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Fabio Capello sulmon ashpër Guardiolën: I ka bërë njerëzit të humbin interesimin për futboll

Ndërkombëtare
Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Spartak Moska dhe Zeniti refuzojnë transferimin e Mirlind Dakut për arsye politike

Ligat tjera
Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Saliba konfirmon të ardhmen e tij pas interesimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori