Ivana Stradner, e specializuar në çështjet e sigurisë dhe informacionit dhe një vëzhguese e thellë e gjendjes në Ballkanin Perëndimor, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me rolin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në rajon.
Stradner në platformën “X” të dielën, ka thënë se disa vende të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të vetëdijshëm se Vuçiq aktualisht vepron si faktori kryesor i destabilitetit në Ballkan.
Sipas Stradner, inteligjenca serbe ka investuar burime të konsiderueshme për të krijuar një imazh të Vuçiqit si një lider që është i përqendruar vetëm tek përfitimet ekonomike dhe se për këtë arsye, ai duhet të përceptohet si një figurë stabiliteti.
Kjo strategji, sipas saj, ka për qëllim të bindë figurat kyçe perëndimore për të shikuar përtej ngjarjeve të viteve ’90 dhe të fokusohen në potencialin e bashkëpunimit të ardhshëm.
“Inteligjenca e Serbisë ka bërë përpjekje të palodhura për të bindur udhëheqësit në Perëndim se Vuçiqit i interesojnë vetëm financat dhe ekonomia, dhe se kjo përfaqëson një garanci për stabilitet,” thekson Stradner.
“Kjo taktikë ka për qëllim jo vetëm të krijojë përshtypjen e një Vuçiq të moderuar, por edhe të dobësojë opozitën pro-perëndimore dhe të ushqejë lëvizjet e ekstremit të djathtë.”
Stradner vazhdon të theksojë pasigurinë që mbizotëron në Perëndim në lidhje me Serbinë, duke veçuar rolin e kufizuar të Mbretërisë së Bashkuar, që megjithë kuptimin e situatës, përballet me mungesën e një strategjie të qartë ndaj presidentit serb, si dhe me një mungesë të opozitës së fortë në Serbi.
Stradner shpreh shqetësimin se Ballkani po neglizhohet nga udhëheqësit perëndimorë, ndërsa shumë analistë të huaj tashmë kanë humbur shpresat se perspektiva evropiane e Serbisë do të shtynte Vuçiqin drejt qëndrimeve më demokratike.
“Përkundrazi, Serbia, sipas tyre, duket të jetë duke ecur në një ritëm të ndryshëm nga ai i kontinentit evropian, një fakt që vetëm sa rrit shqetësimet për të ardhmen e rajonit”, shprehet Stradner./Telegrafi/
Washington and some countries in the EU treat the President of Serbia as the factor of stability in the Balkans. When, in fact, he is the one who’s destabilizing it… he has learned this from his mentor Milosevic.
Serbian intelligence has spent time to
1. convince some…
— Ivana Stradner (@ivanastradner) April 7, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova