Presidenti hungarez Viktor Orban, ka uruar homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, pas fitores në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, duke thënë se Serbia nuk do të ndalet.
Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka thënë se Orban është në një linjë me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë serb, Vuçiq.
Sipas saj, Orban mbështet Vuçiqin në rrugën e tij drejt BE-së, në mënyrë që ai të zgjerojë bllokun e tij autoritar në BE.
Ditë më parë anëtarët e Parlamentit Evropian kanë shprehur zhgënjimin e tyre për qasjen e ndryshuar të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban ndaj Kosovës, dhe jo vetëm.
Eurodeputetët tregojnë gjithashtu një keqardhje të theksuar lidhur me qëndrimet e Orban për fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën në BE.
Sipas eurodeputetëve, veprimet e Orban po pengojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Po ashtu Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e Bullgarisë në zonën për lëvizje të lirë Schengen, përveç nëse i jep fund taksës së transitit për gazin rus, ka thënë Ministria e Jashtme e Hungarisë, të shtunën.
Paralajmërimi për veto vjen pas marrëveshjes së arritur të enjten në mes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, që të nisen bisedimet për anëtarësim të Ukrainës në bllkun evropian.
Atë ditë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka lëshuar sallën, duke e lënë të lirë mundësinë për miratim të vendimit.
Rezistenca e Orbanit në Bruksel është shpërblyer me pikë në Moskë, me të cilën Orban ruan kontakte të rregullta, pavarësisht nisjes së luftës në Ukrainë.
Moska vazhdon të furnizojë Hungarinë me gaz./Telegrafi/
The Putin-Orban-Vucic team.
Orban supports Vucic on his EU path so he can expand his authoritarian block in the EU. pic.twitter.com/vD85hYrzT4
— Ivana Stradner 🇺🇸🇺🇦 (@ivanastradner) December 18, 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'