Pjesëtarë të Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, kanë protestuar sot në Prishtinë kundër presionit që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Protestuesit kanë nisur protestën nga sheshi "Zahir Pajaziti" në drejtim të sheshit "Skënderbeu", transmeton Telegrafi.


Ata me vete kanë pasur disa pankarta, ku kërkohej të ndalet pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë.

Protesta u udhëhoq nga kryetari i BKD-së Nikoll Perkaj.

“Stop pasivizimit të adresave të shqiptarëve”, “Të drejta të barabarta për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, si çdo popull në Europë”, thuhej në disa nga pankartat e tyre. /Telegrafi/

361594591 1899007103817236 2675661228691916937 n 1

361629156 330322172658798 3336272927679624892 n  1 1

361495437 786411636560347 4224705015899248778 n 1

361673606 816245099972212 4906313009003022489 n 1