NATO-ja është angazhuar në bisedime për të vendosur më shumë armë bërthamore në gjendje gatishmërie, duke i zhvendosur ato nga depot, përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina, deklaroi të hënën shefi i aleancës.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i tha gazetës së përditshme britanike “The Telegraph” se shtete anëtare po diskutojnë me njëra tjetrën idenë për të përdorur transparencën rreth arsenalit bërthamor të aleancës si hap parandalues.
“Nuk do të flas për detaje operacionale se sa koka të armëve bërthamore duhej të ishin operacionale dhe se cila duhet të mbahen në depo, por duhet të konsultohemi rreth këtyre çështjeve. Dhe saktësisht këtë po bëjmë”, i tha ai gazetës.
“Transparenca na ndihmon të komunikojmë mesazhin e drejtpërdrejtë që ne jemi, natyrisht, një aleancë bërthamore”.
“Qëllimi i NATO-s, natyrisht, është një botë pa armë bërthamore, por përderisa armët bërthamore ekzistojnë, ne do të vazhdojmë të mbesim aleancë bërthamore, ngase në një botë ku Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore, dhe NATO-ja nuk ka, ajo botë do të jetë botë më e rrezikshme”.
Javën e kaluar Sekretari Stoltenberg tha se armët bërthamore ishin “garancia kryesore e sigurisë” së NATO-s dhe mjet për të ruajtur paqen.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se “kjo nuk është asgjë tjetër pos një përshkallëzim tjetër tensioni”.
Më vonë zoti Stoltenberg tha se Rusia po përpiqet të krijojë huti dhe se komentet e tij i referohen modernizimit të arsenalit parandalues bërthamor të NATO-s, përfshirë zëvendësimin e avionëve luftarakë F-16 me F-35 dhe modernizimin e armëve në Evropë, gjëra, që sipas tij, janë bërë të ditura tash sa kohë.
“Rusia gjithnjë përpiqet të krijojë situata për ta fajësuar NATO-n, por realiteti është që NATO-ja është transparente”, u tha ai gazetarëve në Uashington.
Gjatë qëndrimit në Uashington të hënën, Sekretari Stoltenberg theksoi se mbi 20 shtete anëtare të NATO-s kanë përmbushur objektivat e aleancës ushtarake perëndimore për shpenzime ushtarake këtë vit, një rekord ndërkohë që lufta e Rusisë në Ukrainë po rrit kërcënimin për një zgjerim të konfliktit në Evropë.
Kjo shifër paraqet një rritje prej katërfish të numrit të shteteve anëtare të NATO-s që po përmbushin obligimet e tyre rreth shpenzimeve ushtarake krahasuar me vitin 2021.
Atë vit, para se presidenti rus Vladimir Putin të sulmonte Ukrainën, vetëm gjashtë anëtare të NATO-s kishin përmbushur atë objektiv.
“Evropianët po bëjnë më shumë për sigurinë e tyre kolektive se para disa vitesh”, tha zoti Stoltenberg gjatë një fjalimi në Qendrën ‘Wilson’ para se të takonte Presidentin amerikan Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Anëtarët e NATO-s ranë dakord vitin e kaluar të shpenzojnë të paktën 2 për qind të bruto prodhimit të tyre vendor për mbrojtjen. Kjo rritje në shpenzimet për mbrojtjen është reflektim i shqetësimeve rreth luftës në Ukrainë.
Disa vende janë të shqetësuara edhe për shkak të mundësisë së rizgjedhjes së ish Presidentit Donald Trump, i cili i ka përshkruar shumë nga aleatët e NATO-s se po shfrytëzojnë shpenzimet ushtarake amerikane dhe gjatë fushatës ka deklaruar se nuk do të mbrojë anëtarët e NATO-s që nuk përmbushin objektiva e shpenzimeve për çështje të mbrojtjes.
Vizita e Sekretarit Stoltenberg po krijon kontekstin për takimin e rëndësishëm të udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në muajin korrik në Uashington.
Aleanca për mbrojtje të ndërsjellë është rritur në numër dhe në forcë që prej sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës para dy vitesh, duke pranuar në radhët e saj Suedinë dhe Finlandën.
Pjesa më e madhe e takimit pritet të përqendrohet tek diskutimet se çfarë mund të bëjë NATO dhe qeveritë e shteteve anëtare të saj për Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me sulme të pandërprera ajrore dhe tokësore nga Rusia. Deri më tani, këto qeveri u kanë rezistuar thirrjeve të Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky që ta pranojnë shtetin e tij në aleancë përderisa lufta ende po vazhdon.
Sekretari Stoltenberg u përqendrua tek përpjekjet për t’i ndihmuar Ukrainës gjatë kësaj periudhe. Këto përpjekje përfshijnë thjeshtimin e një procesi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe furnizimin me armë dhe trajnim ushtrisë së Ukrainës nga shtetet anëtare të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara të cilat po i japin Ukrainës aeroplanët F-16 dhe po trajnojnë pilotët ukrainas në Shtetet e Bashkuara për të drejtuar këta avionë luftarakë të avancuar.
“Ideja është t’i afrojmë sa më afër anëtarësimit në mënyrë që kur të vijë koha, kur ka konsensus, të bëhet anëtare menjëherë”, deklaroi zoti Stoltenberg.
Pavarësisht se si përfundon ofensiva e Rusisë, anëtarësimi i Ukrainës në aleancë do t’ia ndërrojë mendjen zotit Putin që të provojë sërish në të ardhmen që ta pushtojë Ukrainën, tha shefi i NATO-s.
“Kur luftimet përfundojnë, anëtarësimi në NATO” i Ukrainës “do të sigurojë që lufta me të vërtetë do të marrë fund”, tha ai. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri