Biljana Stojkoviq, profesoreshë e biologjisë në Universitetin e Beogradit dhe njëherit kandidate nga koalicioni “Ne duhet” në zgjedhjet presidenciale të sivjetme në Serbi, ka deklaruar se kur analizohet marrëveshja e nënshkruar nga presidentja serbe Ana Brnabiq së fundmi në Berlin, kur analizohen të gjitha situatat kur presidenti i Serbisë ia dorëzoi të gjitha Kosovës, atëherë sipas saj si është e mundur që targat të jenë problem i madh.
“Për dikë mbijetesa e popullit tonë në Kosovë është gjë e vogël, për mua nuk është! E po të isha pajtuar për targat, do të thoshin, mirë, na poshtëroi me targat”, tha mbrëmë Vuçiq në një televizion serb, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kur Stojkoviq u pyet nëse e ka parë intervistën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, ajo është përgjigjur fillimisht shumë shkurt: “natyrisht se jo”.
“Natyrisht se nuk e kam shikuar, por mund ta paramendojë interpretimin e tij plotë gënjeshtra. Nuk mendoj që këto janë gjëra të vogla për serbët e Kosovës, por jam e bindur që targat do të duhej të ishin problem i vogël krahasuar me ato që i përmenda më herët”, shtoi ajo.
Sipas saj, spinimi mediatik, frikësimi dhe çmendja e mëtejshme e njerëzve, është mënyra se si punon Vuçiq.
“Për të vonuar nënshkrimin e marrëveshjes në Berlin, për të mbytur pyetjet për gjithçka që ka bërë, ai e trilloi historinë e targave në nivel të konfliktit të armatosur dhe disa dronë sikur të ishin kërcënimi më i madh për shtetin serb. Një retorikë e tillë ka për qëllim audiencën e tij dhe të rrit urrejtjen ndaj opozitës. Ai shkatërroi normalitetin në Serbi dhe ngurtësoi qëndrimin ndaj çdo analize, për të cilën të gjithë kemi të drejtë. Mënyra e qeverisjes së Vuçiqit është manipulimi propagandistik – i rrezikshëm për të gjithë në opozitë dhe për këdo që mendon në mënyrë kritike – por i madh për të dhe klikën e tij”, tha për fund profesoresha e biologjisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht