Shoqata qytetare ''Tangjenta kroato-maqedonase'' do t'ia dhurojë ush-kryetarit kroat, Stipe Mesiq, mirënjohjen ''Miku i Maqedonisë''. Aktiviteti do të mbahet në Shibenik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, Mesiq do të mbajë një ligjëratë për lidhjet kulturore kroato-maqedonase. Mirënjohje do t'u jepen edhe gazetares Marina Jurkoviq nga ''Sllobodna Dallmacija'' dhe Ksenija Bilan nga gazeta ''Shibenski Nedellnik'', si edhe drejtorit të bibliotekës së Shibenikut, Villijam Llukiq./Telegrafi/