LAJMI I FUNDIT:

Stilisti Michael Kors bën ndryshime në kalendarin dhe furnizimin e koleksioneve të tij

Stilisti Michael Kors bën ndryshime në kalendarin dhe furnizimin e koleksioneve të tij
Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for Michael Kors/Guliver

Duke marrë një qasje të re ndaj prezantimeve të modës, Michael Kors njofton disa ndryshime të shumë kërkuara.

Në përputhje me shumë stilistë të tjerë, dhe si një përgjigje ndaj krizës aktuale COVID-19, stilisti Michael Kors njoftoi se nuk do të prezantojë shfaqjen e tij të modës gjatë Javës së Modës në New York në shtator.


Koleksioni pranverë/verë 2021 i markës do të prezantohet diku midis mesit të tetorit dhe mesit të nëntorit 2020 me një format të ri prezantimi.

Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images for Michael Kors/Guliver

‘Michael Kors Collection’ tani do të prezantojë dhe prodhojë dy koleksione në vit: pranverë/verë dhe vjeshtë/dimër. Duke diskutuar vendimin e tij, Kors tha: “Kam menduar për një kohë të gjatë që kalendari i modës duhet të ndryshojë”.

“Është emocionuese për mua të shoh dialogun e hapur brenda komunitetit të modës për kalendarin, nga Giorgio Armani, Dries Van Noten Gucci  deri tek YSL dhe shitësit me pakicë të mëdhenj në mbarë globin, për mënyrat me të cilat ne mund të ngadalësojmë procesin dhe të përmirësojmë mënyrën se si ne punojmë. Të gjithë kemi pasur kohë për të reflektuar dhe analizuar gjërat, dhe unë mendoj se shumë janë dakord se është koha për një qasje të re për një epokë të re”.

Bella Hadid për Michael Kors (Foto: JP Yim/Getty Images for Michael Kors/Guliver)

Pjesët e produktit ‘Michael Kors Collection’ do të planifikohen të arrijnë në dyqan gradualisht gjatë sezoneve të pranverës/verës dhe vjeshtës/dimrit, duke reflektuar më nga afër se si klientët në botën e sotme në të vërtetë jetojnë dhe blejnë. “Është e domosdoshme që t’i japim konsumatorit kohë për të thithur idetë në vjeshtë, të cilat thjesht do të vijnë në shtator dhe jo t’i ngatërrojmë ato me një tepricë idesh shtesë, sezone të reja, produkte dhe imazhe”, thotë Kors.

Për më tepër, kompania do t’ua shesë koleksionin shitësve me pakicë para se ta zbulojnë publikisht, duke lejuar që zinxhirët e furnizimit dhe fabrikat të kenë kohën e duhur për të prodhuar dhe dërguar veshje dhe pajisje të reja. Në përpjekjen për të krijuar një ritëm më të shëndetshëm, Kors shpjegon: “Unë mendoj se këto ndryshime janë vonuar dhe do të jenë një fitore e madhe, më e rëndësishmja për konsumatorin”. /Telegrafi/