LAJMI I FUNDIT:

Stili i çuditshëm i Rita Orës rrugëve të Parisit

Stili i çuditshëm i Rita Orës rrugëve të Parisit

Ajo i ka mbajtur fansat e saj të azhurnuar që kur u largua për në Francë, duke ndarë fotografi të ndryshme kryesisht nga ballkonin i saj parisian në Instagram.

Dhe Rita Ora, 30 vjeçe, tregoi stilin e saj të çuditshëm ndërsa doli në kryeqytetin francez të martën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja kishte veshur një ansambël të papërputhshëm me ngjyra të ndezura, duke përfshirë disa pantallona të shkurtra të gjelbra dhe blu prej tartani.


Trajnerja e “The Voice Australia” shëtiti rastësisht në rrugë me dorën në xhep, duke i lënë këmbët e poshtme pjesërisht në ekspozim.

Ajo kishte veshur një palë taka ngjyrë kafe në formë sandale me çorape të gjata, duke ecur me mjeshtëri pa u tundur.

Rita Ora duket mahnitëse me fustan transparent, ndërsa i organizon ditëlindje të veçantë të dashurit për 46-vjetorin e tij të lindjes
Lexo po ashtu Rita Ora duket mahnitëse me fustan transparent, ndërsa i organizon ditëlindje të veçantë të dashurit për 46-vjetorin e tij të lindjes

Rita kishte veshur një bluzë të zezë dhe rozë të prerë e cila i linte krahët e saj të ekspozuar ndaj ajrit të verës.

Ylli i muzikës pop zgjodhi për aksesorë një zinxhir argjendi në qafë, i cili kishte një çakmak blu të varur në fund, ndërkohë kishte vendosur edhe një palë vathë të mëdhenj prej ari.

Ajo zgjodhi një byzylyk të vetëm në dorën e saj të djathtë ndërsa mbante një orë ari në të majtën e saj.

Muzikantja e mirënjohur ndërkombëtarisht u shoqërua nga një truprojë ndërsa ajo shkonte në destinacionin e saj, ndërkohë që fansa të shumtë aty pranë i kërkonin asaj një ‘selfie’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina

"Të duan të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës" - mesazhi për Gjestin shoqërohet me duartrokitje në Big Brother

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori