LAJMI I FUNDIT:

Stil veshjeje më të mirë pothuajse nuk kemi parë: Kështu vishet një zonjë e vërtetë!

Stil veshjeje më të mirë pothuajse nuk kemi parë: Kështu vishet një zonjë e vërtetë!
Foto: Profimedia

Këngëtarja Ashley Roberts i ka lënë kritikët e modës pa fjalë dhe me meritë ka hyrë në listën e damave të veshura më së miri këtë javë

Ngjyra e kafenjtë po bëhet sërish aktuale, ndërkaq tri nuanca të ndryshme janë përshtatur perfekt.


Fundi prej lëkure është një hit i plotë mirëpo me ngjyrë krem duket po aq e fuqishme, ranë dakord ekspertët e modës.

Në këtë prerje, çdo figurë duket fenomenale, transmeton Telegrafi.

Ky fund bën formën e orës së rërës, ndërsa pothuajse të gjitha femrat e dëshirojnë një trup të tillë.

Syzet me print leopardi e kanë plotësuar gjithë kombinimin. Ky stil i veshjes është sikur i krijuar për të shkuar në zyrë.

Patjetër duhet të pajtohemi që kombinim më të mirë të veshjes nuk kemi parë kohëve të fundit. A pajtoheni edhe ju?

/Telegrafi/