Raheem Sterling do ta shtyjë vendimin për të ardhmen e tij deri në fund të sezonit – bën të ditur The Mirror.

Anësori i Manchester Cityt është lidhur me klube të ndryshme në muajt e fundit, mirëpo nuk dëshiron të ngutet për të marrë vendim.


Futbollisti anglez ka kontratë me Citizens deri në vitin 2023 dhe tashmë janë planifikuar bisedimet për rinovimin e tij.

raheen1 (Foto: Instagram/sterling7)

Në anën tjetër, Milani është klubi i interesuar që ta ketë në skuadër 27-vjeçarin, ndërkohë që po spekulohet për blerjen potenciale të Rossonerëve nga një fond investues nga Bahrejni.

Sidoqoftë, Sterling është i përqendruar që ta mbyllë sa më mirë sezonin me Cityn që është në garë për titullin e Ligës Premier dhe atë të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app