LAJMI I FUNDIT:

Stellantis do të investojë 160 milionë euro për të sjell një SUV tërësisht elektrik

Stellantis do të investojë 160 milionë euro për të sjell një SUV tërësisht elektrik

Stellantis do të investojë 160 milionë euro (176.13 milionë dollarë) në fabrikën e tij në Rennes për të lansuar një SUV kompakt elektrik 100% në vitin 2025, deklaroi të enjten grupi që përbëhet nga marka të ndryshme të veturave.

Këtë investim Stellantis do ta përdorë për të ngritur një punëtori për montimin e baterive, si dhe një punëtori të dedikuar për formimin me injeksion plastik, duke shtuar se lansimi i automjetit do të ndodhë në platformën e ardhshme STLA Medium.

Stellantis, kompani kjo e cila si shumë prodhues veturash po zhvendoset drejt prodhimit të automjeteve më miqësore me mjedisin, planifikon që deri në vitin 2030 në tregun evropian të shesë vetëm vetura elektrike, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


Makina, me emrin e koduar CR3, do të pasojë C5 Aircross-in aktual me motorë me benzinë, naftë dhe hibrid.

I pyetur nëse vetura e re do të ishte në dispozicion edhe si model me naftë ose benzinë përveç një modeli 100 për qind elektrik, drejtori ekzekutiv Carlos Tavares në një deklaratë për shtypin: “Në parim jo”. /Telegrafi/