Statistikë që flet për diferencat, Kylian Mbappe i vetëm ka shënuar po aq gola këtë sezon sa e gjithë skuadra e Juventusit

Futbollisti francez i Real Madridit, Kylian Mbappe, po përjeton një formë të jashtëzakonshme në fillim të sezonit.
Ai ka shënuar 15 gola në të gjitha garat, po aq sa e gjithë skuadra e Juventusit deri më tani – një krahasim që ka ngjallur shqetësim te tifozët e “Zonjës së Vjetër” përpara përballjes së sonte në Ligën e Kampionëve.
Mbappe do të jetë kërcënimi kryesor për mbrojtjen italiane në ndeshjen që do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”.

Sulmuesi 26-vjeçar ka realizuar 15 gola në 11 ndeshjet e para të sezonit dhe ka shënuar në çdo paraqitje të tij të fundit për Real Madridin.
Ai ka qenë efektiv edhe me Francën, duke shtuar tre gola të tjerë në ndeshjet ndërkombëtare. Hera e fundit që Mbappé nuk shënoi, për klubin apo kombëtaren, daton më 30 gusht, kundër Mallorcës.
Nga ana tjetër, Juventusi ka realizuar 9 gola në Serie A dhe 6 në Ligën e Kampionëve, për një total prej 15 golash, pra po aq sa një futbollist i vetëm – Mbappé.

Ndeshja Real Madrid – Juventus luhet sonte, në orën 21:00, në një sfidë që pritet të jetë ndër më të fortat e xhiros së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/



















































