Numri i studentëve kosovarë të regjistruar në universitetet gjermane ka arritur në 3 mijë e 472 gjatë semestrit dimëror 2017/18, një rritje e konsiderueshme prej 11 për qind krahasuar me semestrin dimëror paraprak.
Gjermania është prej destinacioneve më të preferuara të studentëve kosovarë jashtë vendit. Një numër relativisht i lartë prej 3 mijë e 472 studentësh nga Kosova kanë qenë të regjistruar në universitetet gjermane gjatë semestrit dimëror 2017/18.
Krahasuar me një vit më parë kur universitetet gjermane raportuan për 3 mijë e 119 studentë nga Kosova.
Shprehur në përqindje i bie që numri i kosovarëve që janë duke ndjekur studimet në Gjermani është rritur për 11 për qind sipas statistikave të siguruara nga Studying-in-Germany.org, një platformë online e informimit të studentëve ndërkombëtarë.
Tutje, statistikat tregojnë që pjesa më e madhe e këtyre studentëve kanë zgjedhur të studiojnë në “Hochschule”, një emërtim i përbashkët për universitetet që ofrojnë programe studimore në lëmite teknike si inxhinieria dhe shkencat tjera të aplikuara.
Nga numri total i studentëve kosovarë gjatë semestrit dimëror 2017/18, 2 mijë e 313 prej tyre kanë qenë të regjistruar në universitetet teknike.
Në anën tjetër, universitetet tjera numëruan 1 mijë e 59 studentë kosovarë. Thënë ndryshe, 67 për qind e studentëve kosovarë janë duke ndjekur universitetet teknike, kundrejt 33 përqind të regjistruar në universitetet tjera gjermane.
Programet studimore në fushën e inxhinierisë dhe biznesit mbeten më të preferuarat për studentët kosovarë. Në semestrin për të cilin po flasim, 674 studentë kosovarë ishin duke studiuar në programet inxhinierike dhe 387 në drejtimet biznesore.
Statistikisht, dallimi në numrin e studentëve femra dhe meshkuj në Gjermani nga Kosova është shumë i ngushtë. Në semestrin dimëror 2017/18, universitetet gjermane numëruan 1,719 studente femra dhe 1,753 studentë meshkuj nga Kosova.
Numerikisht, raporti femrave dhe meshkujve kosovarë në këto universitete është 1 mijë e 223 studentë meshkuj kundrejt 1 mijë e 90 studentëve femra. E, në anën tjetër, numri i studenteve femra tejkalon atë të meshkujve (530 studentë meshkuj kundrejt 629 studenteve femra).
Aktualisht Gjermania renditet në mesin e pesë vende vendeve më atraktive në botë për studentët ndërkombëtarë. Bazuar në statistikat e fundit zyrtare, mbi 378 mijë studentë të huaj janë duke ndjekur studimet universitare në Gjermani.
Mundësitë e shkëlqyeshme për zhvillim karriere dhe ngritje akademike, kostoja e përballueshme e studimeve dhe jetesës, reputacion global dhe programe moderne studimore janë vetëm disa prej arsyeve që i bëjnë universitetet gjermane kaq të dëshirueshme për studentët e talentuar nga Kosova. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht