LAJMI I FUNDIT:

Statistikat pas fazës së parë të Superligës së Kosovës në basketboll

Statistikat pas fazës së parë të Superligës së Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Xhiroja e shtatë e Prince Caffe Superligës përfundoi në fundjavën që lamë pas.

Peja mbetet skuadra e vetme me 100 për qind fitore, ndërsa Rahoveci i fundit me një fitore e gjashtë humbje.

Skuadra me sulmin më të mirë në Superligë është Ponte Prizreni që pas shtatë ndeshjeve ka shënuar 605 pikë apo 86.42 për ndeshje. Në vendin e dytë është Sigal Prishtina me 586 pikë të shënuara, ndërsa Rahoveci është i treti me 584. Më pak pikë të shënuara është Golden Eagle Ylli me 512.


Mbrojtjen më të mirë e ka Peja që ka pranuar 496 pikë ose 70.8 për ndeshje, kurse pas saj është Trepça me 514 pikë të pranuara. Më së shumti pikë ka pranuar Ponte Prizreni, gjithsej 626 për shtatë ndeshje, kurse Rahoveci ka pranuar 622, duke u renditur me mbrojtjen më të dobët në elitë.

Ponte Prizreni ka më shumë kërcime në Prince Caffe Superligë, 307 apo 43.86 për ndeshje, ndërsa Rahoveci ka 43.83 për ndeshje. Në vendin e fundit është Sigal Prishtina me 37 kërcime për ndeshje.

Rahoveci ka 19.5 asistime për ndeshje, duke u pasuar nga Sigal Prishtina me 17.43 dhe Trepça me 16.71. Më së paku asistime ka Vëllaznimi, 13.86.

Sigal Prishtina me vjedhje të topi për ndeshje, me 8.29 për ndeshje, kurse i fundit është Vëllaznimi me 5.43.

Kuqezinjtë prijnë me bllokada për ndeshje, 4.14, kurse Peja dhe Sigal Prishtina kanë nga dy bllokada.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

Trajneri që ka goditur në Ligën Premier është kandidat për stolin e Real Madridit, Perez e preferon para Alonsos

La Liga
Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Sa fitojnë gjyqtarët në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë fazë

Liga e Kampionëve

"U eliminuam për shkak të Theo Hernandez" - legjenda italiane e Milanit i ashpër me mbrojtësin që mori karton të kuq

Liga e Kampionëve
Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Davies shmang vazhdimet, Bayern Munich mes emocioneve dhe frikës kalon në mesin e 16 më të mirëve

Liga e Kampionëve
Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Berat Gjimshiti flet pas eliminimit të Atalantas nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Ardon Jashari shkëlqen ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve, shpallet lojtari i ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori