Sezoni i ri 2025/2026 në Albi Mall Superligën e Kosovës do të fillojë sot (e diel), ku në program janë katër ndeshje për t’u zhvilluar. 

Në Klinë, Dukagjini i Ismet Munishit do të jetë nikoqir i Prishtinës së drejtuar nga Arsim Thaçi. 


Në duelin tjetër Malisheva do të presë në ‘Liman Gegaj’ ekipin e sapopromovuar në elitë, Prishtinën e Re. 

Llapi në ndërkohë do të ketë punë në udhëtim ndaj Drenicës në Skenderaj, të cilët po ashtu së fundmi arritën rikthimin në Superligën e Kosovës. 

Një tjetër duel interesant pritet të jetë ai mes Ferizajt dhe Dritës, sidomos për faktin se ‘Ujqit’ sezonin e kaluar ishin një ‘arrë’ e fortë si vendas. 

Të gjitha këto takime është paraparë të nisin me fillim nga ora 16:30./Telegrafi/

telegrafi sport app