Ëndrrat për banim modern dhe cilësor marrin jetë në Fushë Kosovë me vendosjen e gurthemelit të kompleksit banesor “Linda”, projekti i parë i kompanisë ndërtimore X Company, në bashkëpunim me kompaninë Al Trade.

Ceremonia e vendosjes së gurthemelit u mbajt sot dhe shënoi fillimin zyrtar të ndërtimit të një prej komplekseve më premtuese në rajon.


Projekti parashikon ndërtimin e banesave moderne, të ndërtuara sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe të përshtatura me nevojat e komunitetit lokal.

Me këtë hap të parë, X Company synon jo vetëm të kontribuojë në zhvillimin urban të zonës, por edhe të sjellë një qasje të re në mënyrën e të jetuarit në Fushë Kosovë, duke ofruar hapësira funksionale, komode dhe të qëndrueshme për familjet dhe individët që kërkojnë cilësi dhe komoditet.