Debit kartelat bankare në formë vertikale, për herë të parë në Kosovë nga Banka TEB Sh.A.

Përkushtimi i vërtetë i qëndron kohës së përdorimit dhe përkushtimi i Bankës TEB, si lidere në tregun e kartelave bankare në Kosovë është dëshmuar prej mëse 13 vitesh.


Risia më e fundit që Banka TEB sjellë ndër kartelat bankare në Kosovë është disejne vertikal i kartelave Debit me emrin Starcash.

Starcash Debit është produkt unik i llojit të vet jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Starcash kartela vjen me dy disajne, me qëllim t’i përshtatet secilit klient.

WEB 1

Me Starcash, ju menaxhoni llogarinë tuaj rrjedhëse dhe mund të kryeni shërbime të ndryshme, si:

- Pagesa pa komision në POS terminale brenda Kosovës, ndërsa për pagesa në POS terminalet e Bankës TEB ju fitoni 0.25% bonus për çdo blerje,

- Tërheqje të parave të gatshme pa komision në të gjitha bankomatet e bankës TEB,

- Transfere të brendshme bankare në të gjitha bankomatet e bankës TEB pa komision,

- Pagesa e borxhit të kredit kartelës (Starcard) në ATM përmes – Starcash pa komision,

- Pagesa pa prekje (contactless) në POS terminale,

- 3D secure për blerjet online me Starcash.

- Deponim të parave në ATM pa komision,

TEB Bankë për një botë në lëvizje!