LAJMI I FUNDIT:

Stano: Situata në Bosnjë është shqetësuese

Stano: Situata në Bosnjë është shqetësuese
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se “situata në Bosnjë e Hercegovinë po shkakton shqetësim të madh në BE dhe është në qendër të aktiviteteve tona diplomatike”.

Në një konferencë të rregullt shtypi në Bruksel, Stano theksoi se përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së vizituan së bashku BeH javën e kaluar, për të theksuar rëndësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për krizën aktuale në vend, transmeton REL.

Lideri serb i Bosnjës, Milorad Dodik, po kërcënon të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, përfshirë ushtrinë kombëtare të ndërtuar me ndihmën ndërkombëtare gjatë çerek shekullit të kaluar, dhe të rindërtojë një forcë serbe.


Më 14 tetor, Dodik tha se do të detyronte ushtrinë boshnjake të tërhiqej nga Republika Serbe duke rrethuar kazermat e saj dhe se nëse perëndimi do të përpiqej të ndërhynte ushtarakisht, ai tha se kishte “miq” që kishin premtuar të mbështesin kauzën serbe, një referencë e supozuar për Serbinë dhe Rusinë.

Policia serbe e Bosnjës kreu stërvitje “kundër-terroriste” muajin e kaluar në malin Jahorina, prej nga forcat serbe bombarduan Sarajevën gjatë një rrethimi të viteve 1992-95.

Pas luftës në Bosnje në vitet 1990 dhe Marrëveshjes së Dejtonit të ndërmjetësuar nga SHBA, ajo u nda në dy rajone gjysmë autonome, Republika Serbe dhe Federata boshnjako-kroate.

Në trend Botë

Më shumë
Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Merr flakë aeroplani i American Airlines, detyrohet të bëjë ulje emergjente - publikohen pamjet

Amerika
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Botë
Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Bosnja
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Nga kapaku i pusetës dilte flakë e gjelbër, pamjet nga Universiteti Teknik i Teksasit bëhen virale

Amerika
Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori