Stambolli, qytet i kontrasteve dhe vlerave tradicionale, i cili përmbush të gjitha dëshirat e vizitorëve dhe i hap portat drejt bukurisë, historisë, arkitekturës, shopping-ut, dhe shumë të tjerave. Kryeqyteti i tre perandorive dhe vendit të vetëm në botë që shtrihet në dy kontinente, Evropë- Azi.

Në këtë “Press Trip”, që u mundësua nga kompania ajrore turke "Turkish Airlines" në ditën e parë gazetarët, fotoreporterët si dhe kameramanët patën mundësin të vizitojnë dhe të shohin nga afër Zyrën qendrore të 'Turkish Airlines' dhe 'Flight Academy'.


0 1 1

Përveç historisë së kësaj kompanie, si dhe punës e zhvillimeve aty, përfaqësuesit e mediave njoftuan edhe njerëz të zakonshëm të këtij gjiganti, ku modestia dhe mikpritja i bën edhe më të veçantë.

Dita e dytë e vizitës u fokusua në bukuritë dhe misteret e Stambollit.

0 11 1

Muzetë “Aya Sofia” e‘Yerebatan Sarnici’, xhamia ‘Sulltan Ahmed’, dhe shumë monumente tjera të panumërta, vetëm sa konfirmuan madhështitë e këtij qyteti, që e bëjnë jetën të duket elegancë, ndërsa përditshmërinë një mrekulli.

0 13

Përfaqësuesja e “Turkish Airlines”, në një prononcim për Telegrafin tha se qëllimi i këtij “Press Trip”-i  është që gazetarët të njihen nga afër me këtë kompani  por edhe me bukuritë që ofron qyteti i Stambollit.

“Qëllimi i këtij ‘Press Trip’ është  që përmes gazetarëve ta njoftojmë publikun e gjerë për ‘Turkish Airlines’, ‘Flight Academy’, dhe "Turkish Technic". Në të njëjtën kohë, përmes monumenteve historike, kulturore, si dhe bukurive tjera, të bëhet promovimi i qytetit të Stambollit” , ka thënë ajo.

0 10

Ndërsa, ngjitesh lart reve, Stambolli bëhet gjithnjë i vogël e më i vogël, aty kupton se sa do të donit të vinit përsëri në këtë qytet. /Telegrafi/

0 2 2

0 3 2

0 4 2

0 5 1

0 6

0 7

0 8

0 9 1

0 10 1

0 11 2

0 12

0 13 1

0 14

0 15 1

0 16