Real Madridi tashmë është duke hartuar plane se si ta përshtat francezin Kylian Mbappe në strukturën e tyre sulmuese.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është në muajt e fundit të kontratës së tij me klubin francez dhe largimi i tij në verë duhet i pashmangshëm.


Mbappe pritet t'i bashkohet Real Madridit këtë verë kur t'i skadojë kontrata, me Los Blancos që thuhet se tashmë kanë marrëveshje personale me lojtarin.

Sipas gazetës AS, presidenti i Realit, Florentino Perez ka marrë pjesë në disa takime me stafin e futbollit, ndërsa është diskutuar strategjia që përfshin Mbappen.

Rezultati i përgjithshëm nga takimet ishte se sulmuesit e parë të Realit do të jenë Vinicius Jr, Karim Benzema dhe Mbappe.

Si i tillë, është rënë dakord që Reali nuk do të bëjë asnjë përpjekje formale për transferimin e Robert Leëandoëski nga Bayern Munich dhe as Erling Haaland nga Borussia Dortmund. /Telegrafi/

telegrafi sport app