LAJMI I FUNDIT:

Stafet e universiteteve në Shqipëri dalin nesër në protestë, kërkojnë rritje të rrogës

Stafet e universiteteve në Shqipëri dalin nesër në protestë, kërkojnë rritje të rrogës

Ditën e enjte stafet akademike dhe administrative të universiteteve në Shqipëri kanë lajmëruar një protestë 1 orëshe si paralajmërim për mos regimin e autoriteteve ndaj peticionit të tyre për rritjen e pagave por edhe mbështetje më të madhe për kërkimin shkencor.

“Jo pa qëllim ne protestën e kemi quajtur paralajmëruese. Në qoftë se edhe pas kësaj date qeveria nuk reagon, në datë 17 Tetor ne do të thërrasim të gjithë pedagogët e të gjitha universiteteve, bojkot të mësimit të fillimit të disës së parë të universiteteve”, është shprehur pedagogu dhe kryetari i sindikatës në Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Aleksandër Petre.

Sindikata e punonjësve të universiteteve ka kërkuar rritje të pagës për stafet akademike dhe stafit ndihmës sepse sipas tyre kanë pagat më të ulta në rajon, dhe ndaj kërkojnë që brenda dy vitesh rritja të që do behët të arrijë nivelin e pagave të pedagogëve Kosovë.


“Është trajtimi ekonomik ose ritrajtimi i rrogës së pedagogëve. Trajtimi i ndihmës së akademikëve që do të thotë laborante dhe të gjithë pjesës së personelit që punojnë. Ne jemi pedagogë të keqtrajtuar ekonomikisht. Kemi 18 vjet që nuk na rritet rroga”, është shprehur Petre.

Protesta do të zhvillohet më 15 shtator, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në orën 10:00. Pedagogët paralajmërojnë mos nisje të procesit mësimor më 17 Tetor nëse qeveria nuk miraton rritjen e pagave. /tvklan/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori