Të dielën, Kansas City Chiefs dhe San Francisco 49ers do të garojnë në finalen e Super Bowl LVIII.

Deri në 72,000 tifozë pritet të ndjekin ndeshjen në Allegiant Stadium në Las Vegas, ku bileta mesatare e Super Bowl kushtonte rreth 11,000 dollarë dy javë para ndeshjes.


New York Times raportoi se ndërtimi i stadiumit kushtoi 2 miliardë dollarë, 750 milionë dollarë prej të cilave erdhën nga fondet publike.

Screenshot 30 1

Meqenëse stadiumi ka një çati, fusha me bar është projektuar për t'u zhvendosur, pasi është lëvizëse.

Sa i përket zhveshtoreve, ato përmbajnë varëse rrobash, rafte, një dollap me kyç dhe një stol me jastëk.

Screenshot 34

Tabela e videos ka 75,000 metra katrorë, ndërsa janë mbi 2,300 ekrane televizive në të gjithë arenën, sipas faqes zyrtare të stadiumit.

Pra tifozët e ulur në rreshtat e sipërm mund të ndjekin aksionin në TV. /Telegrafi/

Screenshot 28

Screenshot 29 1

Screenshot 31 1

Screenshot 33 1

telegrafi sport app