Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj radhitet i gjashti në listën e pëlqyeshmërisë nga opinioni publik.

Llogaritur në përqindje, duke u bazuar në përgjigjet e respondentëve, Limaj pëlqehet thuajse njëjtë në të gjitha Komunat e mëdha të Kosovës. Përqindja mesatare është rreth 50%.


Hulumtimi për Limajn u bë për vitin 2016 deri në 2018 në cilësinë e liderit të partisë Nisma Social Demokrate.

Edhe brenda këtyre dy viteve hulumtimi për Limajn, figura e tij del të jetë e pëlqyeshme thuajse njëjtë përgjatë viteve 2016 – 2018.

Këto të dhëna janë publikuar nga Visar Berisha, menaxhues i projektit të Kantar TNS, Index Kosova në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit. Hulumtimi është bërë nga viti 2003 deri në këtë vit dhe matja është bërë çdo gjashtë muaj.

FATMIR LIMA Matja e opinionit publik për Fatmir Limajn