Reperi i njohur me prejardhja nga Gjilani, Kastro, gjatë ditës së djeshme (e premte) është arrestuar në Maqedoninë e Veriut.

Kjo për shkak se ai gjuajti me armë duke xhiruar një klip, ku edhe kanë qarkulluar disa video teksa kryente veprimin në autostradë.


Pas gjithë asaj çfarë ka ndodhur, Kastro ka vendosur të flasë përmes një video në rrjetin social Instagram.

Ai kishte thënë se rep-artistët nuk janë edhe shumë të rehatshëm, por që nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.

“Tash ne reperët nuk rrimë edhe urtë shumë, fundja pse ka dale ajo video duke gjuajtur me armë, nuk e kam bërë fshehurazi, e kam bërë midis autostradës, G-ja i mahallës, midis autostradës.

104444835 4106828496024822 8421734778633604527 n

“Por, mund të them , une jam mirë, e kam dhënë një deklaratë të shpejtë në polici, nuk ka qenë diçka, më kanë pritur shumë mirë, faleminderit prej të gjithë miqve të mi. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, është shprehur ai.

Ndërkaq, përpos tij, janë arrestuar edhe miqtë e tij të cilët morën pjesë në xhirimet e klipit. /Telegrafi/