Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar për aktivitetin e kryer gjatë 24 orëve të fundit, duke ofruar një pasqyrë të shërbimeve të ofruara për pacientët.

Sipas raportit të spitalit, gjatë kësaj periudhe janë kryer:


  • 114 rëntgen;
  • 471 vizita specialistike;
  • 43 pranime të reja në spital;
  • 224 pacientë aktualisht të shtrirë;
  • 3,837 analiza laboratorike për 294 pacientë;
  • 3 lindje, të gjitha të djemve;
  • 13 operime të suksesshme;
  • 32 dializa;
  • 51 ultra zëra dhe 15 MRI;
  • 7 ergometri, 13 ehokardiografi, 6 gastroskopi;
  • 30 shërbime fiziatrike.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë thekson se këto shifra pasqyrojnë angazhimin e stafit mjekësor dhe administrativ për të siguruar kujdes të vazhdueshëm dhe shërbime të standardeve të larta për qytetarët. /Telegrafi/