LAJMI I FUNDIT:

“Spider” fasada, trendi i ri modern që po vë standarde të reja të ndërtimit në Kosovë (Foto)

“Spider” fasada, trendi i ri modern që po vë standarde të reja të ndërtimit në Kosovë (Foto)

Së fundmi në vendin tonë ka arritur edhe teknika më moderne e fasadimit, e cila ndryshon komplet pamjen estetike të jashtme të ndërtesave në vendin tonë.

Bëhet fjalë për “Spider” fasadën, lloji modern i fasadimit, një trend botëror i fasadimit të objekteve i cili aspekte kyçe ka transparencën dhe shkëlqimin estetik, i cili pa dyshim se i bën objektet të duken jashtëzakonisht bukur.

Spider fasada është një kombinim i hapësirave të mëdha të xhamit sigurues me mbajtëse speciale nga inoksi. Veçantia e këtyre fasadave është që nga jashtë ndërtesa ka një transparencë të theksuar dhe të jep përshtypjen e një xhami gji gand që nuk mbahet askund.

Shumë e përshtatshme për objekte të mëdha, por pa përjashtuar edhe ato të voglat, “Spider” fasada vendoset për të treguar të gjithëve pamjen e brendshme të ndërtesës.

Në qendër të Prishtinës tashmë Pro Credit Bank ka pamje tjetër, moderne, transparente dhe tejet të bukur falë fasadës Spider me LINE Group.

LINE Group është kompania prodhuese e dyerve dhe dritareve nga pvc plastika dhe alumini, fasadave gjysmëstrukturale, strukturale, spider fasada, HPL panel fasada, fasada të ventiluara si dhe rrethojave nga xhami, përpunim të inoxit dhe hekurit, roletat të jashtme dhe veneciane (zhalozi) e shumë prodhime të tjera. Një ndër specializimet që ka ekipi i fabrikës LINE Group është edhe prodhimi e montimi i spider fasadave.

Së fundmi një fasadë spider është prodhuar dhe montuar për bankën Pro Credit Bank Kosova në Prishtinë. Te objekti që gjendet në rrugën kryesore të kryeqytetit janë ndërthurur shumë bukur transparenca e bankës për klientin, hapësira e gjelbër brenda objektit, ndarjet e zyrave me xham e po ashtu edhe rrethojat e shkallëve nga xhami.

Projektuesi Maden Group kërkoi që të prodhohet fasada që vë në pah transparencën, të bukurën, hapësirën e gjelbër dhe miqësinë me natyrën. Normalisht LINE Group ka prodhuar Spider Fasadën për të shpërfaqur të gjithë elegancën dhe natyrën miqësore që ka banka.

Një fasadë e njëjtë muaj më parë është prodhuar dhe montuar në Pejë për kompaninë më të madhe të atleteve sportive, Adidas dhe Nike. Projektuesi ArchLine kërkoi që e tërë fasada të mbahet në kabllo inoxi pa lënë mundësi që mbajtëset e xhamit nga inoksi të përforcohen për ndonjë material tjetër. Kjo ishte një sfidë e veçantë për ekipin e arkitektëve dhe ndërtimtarëve të kompanisë, por falë teknologjisë së fundit që posedojmë arritëm me sukses ta përfundojmë spider fasadën.

Me pamje të gjerë, transparenca e objektit është një nga aspektet kyçe…

Sot Adidas dhe Nike ekspozojnë mallrat e tyre në gjithë fasadën çka bënë që produktet të shihen nga të gjithë. Në brendësi të këtij objekti është punuar lifti i xhamit dhe dyshemeja nga xhami për qasje më të lehtë të klientëve.

Bukur dhe pastër – standarde të reja që mundësohen nga LINE Group me fasadën Spider.

Pra, “Spider” fasada është një trend i pashmangshëm që tashmë është prezent në vendin tonë me anë të kompanisë LINE Group, ku objektet tashmë kanë filluar të duken ndryshe, mbi të gjitha të duken tejet bukur.

Edhe objektet e ulëta ose nga afërsia duken perfekte me fasadën “Spider”.

Në Evropë kjo teknikë e fasadimit është përhapur mjaft shumë në vitet e fundit, duke u përputhur edhe me standardet ekologjike që i kërkon Bashkimi Evropian, teksa pamja e metropoleve falë kësaj teknike është bërë shumë më e bukur, kurse në vendin tonë LINE Group ka bërë që ky trend të ndiqet po ashtu, si nga aspektet estetike ashtu edhe ekologjike, duke mos mbetur prapa me trendet në Evropë dhe botë. /Telegrafi/

Për më shumë rreth kompanisë LINE GROUP kliko këtu 

Artikull i sponzorizuar