LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Bayern Munich dhe Real Madridi kanë barazuar 2-2 ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët e filluan me një dominim absolut, me Los Blancos që mbroheshin në vazhdimësi.

Por, Vinicius Junior i këndelli bashkëlojtarët e tij nga një asistim maestral i Toni Kroos, për të shënuar për 1-0 në minutën e 24-të.


Asistim gjenial nga Kroos, Vinicius mposht me lehtësi Neuerin
Lexo po ashtu Asistim gjenial nga Kroos, Vinicius mposht me lehtësi Neuerin

Me këtë gol, Real Madridi filloi të tregonte më shumë nga loja e tyre, por që në 45 minutat e parë nuk kishte më gol.

Pjesa e dytë nisi furishëm, me Bayernin që shënoi dy gola për katër minuta.

Dy gola për katër minuta nga Bayerni përballë Realit - përmbyset rezultati
Lexo po ashtu Dy gola për katër minuta nga Bayerni përballë Realit - përmbyset rezultati

Në minutën e 53-të, Konrad Laimer e gjeti në mënyrë perfekte Leroy Sanen, që realizoi për 1-1.

Pas katër minutave, Bavarezët fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Harry Kane për 2-1.

https://twitter.com/SimplyGoal/status/1785409181060649351

Por, Los Blancos nuk u dorëzuan, kur Rodrygo fitoi penallti në minutën e 83-të, ndërsa Vinicius i barazoi shifrat në 2-2.

Ky rezultat nënkupton se Real Madridi merr rezultat pozitiv në Gjermani, ndërsa në Spanjë i pret një udhëtim i vështirë gjermanët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Alban Bushi me një deklaratë bombastike: Ishim në bisedime me dy futbollistë dardanë, por në fund mbetën te Kosova

Kombëtarja e Shqipërisë
Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

Pse goli i Sorloth ndaj Barcelonës nuk u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë?

La Liga
Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Liverpooli e mposht Man Utd në garën për transferimin e yllit brazilian të Ligës Premier

Premier League
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga
Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

Caktohet data e ndeshjes Barcelona-Osasuna, blaugranasit do të kenë dy mungesa të mëdha

La Liga
Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

Ylli i Barcelonës pëson lëndim të rëndë – me gjasë humbet pjesën e mbetur të sezonit

La Liga
Kalo në kategori