LAJMI I FUNDIT:

Specifikat e përfolura të Google Pixel 7 tregojnë përmirësimet në krahasim me Pixel 6

Specifikat e përfolura të Google Pixel 7 tregojnë përmirësimet në krahasim me Pixel 6

Tani që ne e dimë saktësisht datën se kur do të dalin detajet e plota për Pixel 7 dhe 7 Pro, që ka shumë të ngjarë të vendosen për para-porosi, si dhe kur mund të fillojnë të dërgohen dhe për shumë çka tjetër, gjithçka çfarë ka mbetur për t’u zbuluar përpara ngjarjes së 6 tetorit janë specifikimet e pajisjeve të ardhshme kryesore të Google.

Ndërsa kanë rrjedhur disa detaje ose janë konfirmuar nga vetë gjiganti i kërkimit javë apo edhe muaj më parë, Yogesh Brar sot po përpiqet me guxim të bashkojë një fletë pothuajse të plotë të specifikimeve për më të voglin dhe më të lirën nga dy telefonat e ardhshëm me Android, raporton Phone Arena, transmeton Telegrafi.

Disa nga specifikat kryesore të përfolura për Pixel 7 janë ekrani 6.3-inch OLED me rezolucion Full HD+ dhe aftësi rifresikimi prej 90Hz, procesori Google Tensor G2, çipi i sigurisë Titan.


Pastaj vije kamera kryesore me sensor prej 50MP dhe kamera për fotografi me kënd ultra të gjerë me sensor prej 12MP, ndërsa kameria “selfie” ka sensor prej 11MP.

Ka 8GB ram memorie, dhe vije me 2 opsione të hapësirës së përgjithshme 128GB dhe 256GB. Sistemi operativ i Pixel 7 është Android 13, ndërsa ka bateri me kapacitet prej afro 4,700mAh. Mbështet rimbushjen pa kabllo dhe rimbushjen e shpejtë prej 30W. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Fshini këtë aplikacion para se të bëhet vonë

Teknologji
VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

VIP Service për televizorët e zgjuar 98' – Kombinimi perfekt i mjeshtërisë vizuale dhe dizajnit të shkëlqyer

Teknologji
Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Samsung prezanton Galaxy A56, dizajn i ri dhe gjashtë vite mbështetje softuerike

Teknologji
Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Një histori interesante: A e dini se si e mori emrin Bluetooth?

Teknologji
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Njerëzit po largohen me të madhe nga ky shërbim telefonik

Teknologji
Kalo në kategori