LAJMI I FUNDIT:

Speciale – Top 10 arsyetimet e kota, qesharake të Mourinhos

Speciale – Top 10 arsyetimet e kota, qesharake të Mourinhos

Bosi i Manchester United ka fajësuar lojtarët e tij dhe mungesën e video teknologjisë për gjyqtarët pas barazimeve të një pas njëshme këtë javë – por ky nuk është sulmi i parë i tij.

Jose Mourinho nuk ka mundur ta harrojë as se si thirrjen milimetrike për pozicion jashtë loje në golin e anuluar të Zlatan Ibrahimovicit.

Barazimi ndaj Evertonit ishte një rezultat më se i merituar për Djajtë nëse bazohemi nga loja e treguar, por portugezi nuk ka mundur të mos drejtojë gishtin dhe të gjejë arsyetime as pas këtij dueli.


Mouriho kritikon sulmuesit
Lexo po ashtu Mouriho kritikon sulmuesit

“Ata luftuan deri në sekondën e fundit dhe me video teknologjinë do ta fitonim ndeshjen me rezultat 2-1 për shkak se nuk ishte ofsajd. Është e vështirë për anësorin, por unë them se kur të vijë video teknologjia do të ndihmohen të gjithë, sidomos vet gjyqtarët”.

VAR është video asistenti i gjyqtarit që është shfrytëzuar gjatë Kupës së Botës për Klube në dhjetor. Duke gjykuar fillimin mjaft kontravers të tij, implementimi i plotë i kësaj teknologjie duket ende larg, por Jose Mourinho nuk e ka lënë këtë t’i qëndrojë në rrugë për të gjetur një tjetër arsyetim.

Por, kjo ishte tipike për Mourinhon. Askush nuk është i sigurtë për t’u viktimizuar nëse ai ka për të sqaruar një rezultat negativ dhe Telegrafi më poshtë liston 10 arsyetimet më të kota, më qesharake dhe më blatante të Mourinhos në karrierën e tij.

LOPA NË VEND TË TOPIT

Pas humbjes ndaj Neëcatle United në vitin 2014, Mourinho ka cilësuar taktikat e vendasve si përdorim të lopës në vend të topit të futbollit në St. James Park, duke ironizuar kështu me ri-fillimin e ngadalshëm të lojës pasi vendasit kishin epërsinë në tentim për të humbur kohën.

“Ata kanë mundur të vënë një lopë në mes të fushës. Më pas të ndalin lojën sepse aty ishte një lopë. Ju nuk mund të bëni gjithçka në futboll. Ju mbroheni me 10 lojtarë, vini 10 lojtarë në vijën e golit, parkoni autobusin, por futbolli për t’u luajtur duhet të jetë topi në fushë. Jo dy, jo zero topa. Duhet të bëni atë që mundeni për të fituar, por jo gjithçka”.

“Ndonjëherë aty ishin zero topa dhe kjo e ka ndalur dinamikën e ekipit që po tentonte të fitonte ndeshjen”.

LOUIS VAN GAAL

Mourinhos nuk i është nevojitur kohë e gjatë për të folur për shprehitë e këqija të ish lojtarëve që i drejtoi Van Gaal.

“Ekipet e mia janë ndryshe nga ato të Van Gaalit dh eështë një situatë e vështirë të ndryshohet dinamika. Do të ishte më lehtë për mua të kisha 20 lojtarë të rinj dhe të filloja nga pika zero”.

Dhe pasi United humbi tri ndeshje në tetë ditë në shtator, ai e potencoi nevojën për të ri-stërvitur lojtarët, duke cituar instinktet negative pozicionale të Luke Shaë. Kjo u vërejt edhe pas barazimit të të martës, kur ai tha se trupi është Shaë, kurse koka e vet Mourinhos në të.

DRITAT NË STADIUM

Chelsea mund ta ketë mposhtur QPR-në në prill të vitit 2014, por Mourinhon kjo nuk e ndaloi që të akuzonte operatorët e dritave në stadiumin Stamford Bridge për reagimin e dobët të tyre në një mbrëmje të vjeshtës me mot të keq në Londër.

“Mendoj se njeriu përgjegjës për dritat ishte në disponim të mirë si tifozët, sepse të gjithë po flenin. Atij iu deshën 20 minuta për të kuptuar se ishte errësirë, por mua më janë nevojitur 30 minuta për të kuptuar se stadiumi nuk ishte i plotë. Kur ne shënuam unë e kuptova se stadiumi është i plotë”.

FIZIOTERAPEUTJA

Rasti i famshëm i Jose Mourinhos kundër Eva Carneiros filloi në javën e parë të sezonit 2015-2016 kur fizioterapeutja nga Gjibraltari hyri në fushë për të ndihmuar të lëndurain Eden Hazard me Chelsean që tashmë kishte mungesën e Thibaut Courtois i cili u përjashtua.

https://www.youtube.com/watch?v=ZY3NTClyDkI

“Nëse shkoni në fushë për të ndihmuar një lojtar, atëherë duhet të jeni të sigurtë se ai ka një problem serioz. Unë isha i sigurt se Eden s’kishte problem serioz. Ai kishte një goditje dhe ishte shumë i lodhur. Stafi im mjekësor më la me 8 lojtarë të gatshëm në një kundërsulm pas një ndërprerje dhe ne ishim të brengosur se s’kishim më lojtarë të mbetur”.

Konflikti i Mourinhos me Carneiron çoi në përjashtimin e saj nga klubi, para se ajo të bënte një padi për rastin. Rasti përfundoi jashtë gjykatës pas një seance të dytë të një gjykate të punës në Londër.

FUSHA

Fusha e lojës ka qenë një arsye mjfat e shpeshtë e Mourinhos, jo vetëm kur ekipet e tij udhëtonin në Odessa dhe Rostov për ndeshjet e Europa League në kushte atmosferike mjaft të këqija.

“Fusha ishte e keqe dhe e rrezikshme”, tha bosi i atëhershëm i Chelseat pasi John Terry ishte lënë jashtë një ndeshje të rëndësishme pasi pësoi një lëndim në nyje në fitoren ndaj Maccabi Tel Avivit, përderisa ai kritika kishte edhe për fushën në Ëembley në vitet e fundit.

“Fusha ishte katastrofale, aq e ngadalshme – as moti nuk na ndihmoi”, tha ai pasi Blutë humbën me rezultat 1-0 në Superkupën e Anglisë ndaj Arsenalit në vitin 2015, kurse 12 muaj më vonë ai fajësoi fushën e njëjtë për pasimin e keq të Marouane Fellainit që çoi deri në barazimin e rezultatit nga Leicesteri në ndeshjen e të njëjtës rëndësie ndaj Leicesterit.

“Mendoj se ishte gabimi i fushës së ngadalshme. Para se ndeshja të fillonte, unë e vura dorën në fushë dhe mendova: Ne jemi në telashe sepse duam një fushë të shpejtë dhe në fakt ajo është shumë e ngadalshme”, tha atëkohë ai për MUTV.

Ai është ankuar edhe për fushat si vendas.

“Loja nuk ishte e mirë, por jam i kënaqur, ekipi ishte i lodhur, ishim ndaj një rivali ku s’kemi pasur çka të humbim dhe ne po luanim në një fushë të patateve”, sqaroi ai pas një fitore 3-0 ndaj Espanyolit kur ishte ndaj Real Madirdit.

GAZETARËT QË NUK DININ ASGJË

Gazetari i BBC, Martin Fisher ishte viktimë e frustrimit të Mourinhos pas barazimit prej 0-0 të Unitedit në shtëpi ndaj Hull Cityt në shkurt. Portugezi kishte probleme me “gukësim” në këtë konferencë për shtyp çka ja pamundësoi t’i lidhte dy fjalë bashkë, por kur Fisher e pyeti menaxherin se cili ishte problemi i tij me gjyqtarin, Jose u përgjigj: “Mirë, nëse ti nuk e njeh futbollin atëherë nuk duhet të jesh me mikrofon në dorë”, para se të largohej nga konferenca.

I njëjti reagim ndodhi pasi u kontestua vendimi i tij për të inkuadruar në lojë Marouane Fellainin vonë në lojë ndaj Evertonit në ndeshjen e zhvilluar në dhjetor, aty ku belgu shkaktoi një penalti në minutën e fundit e që ia mohoi fitoren e sigurtë Unitedit.

“Kam menduar se do të dinit më shumë për futbollin se sa që vërtet paraqiteni, sepse përgjigja është shumë e qartë. Evertoni nuk luan më futboll të bukur. Ata tash janë të drejtpërrejt. Stili i tyre është direkt. Williams është direkt. Të gjithë janë direkt dhe kur ata janë duke humbur, ata e intensifikojnë drejtpërdrejtësinë e tyre. Kur e sillini një lojtar dy metra të gjatë, atëherë ata kanë me çka të merren”.

JAMIE REDKNAPP

Përfshirja më e madhe e Chelseat në luftën për titull në sezonin 2013-2014 ishte fitorja prej 2-0 ndaj Liverpoolit në Anfield, që ia mohoi në mënyrë të drejtpërdrejt trofeun e Ligës Premier Liverpoolit, por kur vet portugezi u pyet nga Sky TV pas ndeshjes për të sqaruar taktikat e tij ultra defensive, ai insistoi duke devijuar kritikat.

“Flisni me Jamie Redknapp dhe ai ju tregon më shumë për këtë”, tha ai, duke iu referuar ish-mesfushorit të liverpoolit, i cili më parë kritikonte stilin e lojës së Mourinhos.

“Ndeshja ishte për t’u fituar, ju keni analistët dhe Jamie Redknapp, i cili është një tru i shkëlqyer futbollistik, ata mund t’iu sqarojnë gjithçka”, deklaroi Mou.

UEFA-LONA

Pasi e pa Pepen të përjashtuar në gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve ndaj Barcelonës, Mourinho kërkoi një përgjigje për atë që ai ka parë, teksa nuk i ndalte kritikat për favorizim të katalanasve nga disa gjyqtarë.

“Nëse i them UEFA-s atë që mendoj dhe ndjej, tash karriera ime do të merr fund. Në vend të kësaj, unë do të pyes vetëm një pyetje prej të cilës shpresoj të marr një përgjigje një ditë: Pse? Pse? Pse Ovrebo? Pse Busacca? Pse De Bleeckere? Pse Stark? Pse? Sepse në secilën gjysmëfinale këto gjëra ndodhin. Ne po flasim për një ekip absolutisht fantastik të futbollit, pse u duhet atyre kjo? Pse?”.

“Unë nuk e di nëse është sponsorizimi i Unicefit, ose nëse është për shkak se ata janë djem të mirë. Nuk e kuptoj. Përgëzime për Barcelonën që është ekip i mrekullueshëm dhe përgëzime për të gjitha gjërat tjera që i keni sepse është vërtet vështirë të arrihen. Ata kanë fuqinë dhe ne nuk kemi asnjë gjasë”, deklaroi Mourinho.

PROSTITUTA INTELEKTUALE

Pasi Interi i tij barazoi me rezultat 3-3 ndaj Romës në vitin 2009, Mourinho nuk i la mediat të pyesin atë për simulimin e Balotellit i cili nxorri një penalti kur Interi ndiqte rezultatin në disavantazh prej 3-1. Në vend të kësaj, ai vendosi të shpërthejë ndaj agjendave mediatike, duke cituar fjalën “prostituta intelektuale” dhe duke pyetur pse të gjithë flisnin keq për Interin, por flisnin mirë për Romën, Milanin dhe Juventusin, ekipet që ai i mposhti një nga një në atë që ishte deklarata e tij e njohur si “zero tituli”.

LOJTARËT E TIJ

Kritikat ndaj sulmuesve të tij në fundjavë dhe ndaj Luke Shaë për leximin e lojës të martën nuk janë risi. Ai rregullisht ka kritikuar lojtarët e tij në një tentim për të hequr fajin nga vetja.

Me Gonzalo Higuainin të lënduar gjatë kohës së tij te Reali, Mourinho e përmendi nevojën që të luajë me Karim Benzeman.

“Nëse nuk mund të shkoj në gjueti me një qen, do të shkoj në gjueti me një mace. Me një qen, ju keni gjueti më të madhe dhe më t ëmirë. Por, nëse nuk e ke qenin atëherë duhet të shkosh me një mace, mund të shkoni në gjueti me mace”.

Më vonë ai u përfshi në episode kontraverse në ditët e fundit të tij te Chelsea, duke thënë se u tradhëtua nga skuadra.

“Unë ndjej se puna ime është tradhëtuar. Unë kam punuar për katër ditë në stërvitje për këtë ndeshje. Unë kam identifikuar katër lëvizje ku Leicester shënon më së shumti gola dhe në dy nga këto katër situata unë kam identifikuar se ata i shënuan golat. Unë këtë ua kam trguar lojtarëve, ua kam thënë atyre, pyesni ata vet”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës
Shifrat marramendëse që fituan Tyson dhe Paul pas meçit: ‘Iron Mike’ u pagua më shumë për vetëm në katër ndeshje në karrierën e tij

Shifrat marramendëse që fituan Tyson dhe Paul pas meçit: ‘Iron Mike’ u pagua më shumë për vetëm në katër ndeshje në karrierën e tij

Boks
Prapaskenat nga përplasja e zyrtarit rumun me Edon Zhegrovën: Ai tentoi ta sulmonte edhe në konferencë, si e largoi Agim Ademi dhe çfarë ndodhi te 'Zona Miks'

Prapaskenat nga përplasja e zyrtarit rumun me Edon Zhegrovën: Ai tentoi ta sulmonte edhe në konferencë, si e largoi Agim Ademi dhe çfarë ndodhi te 'Zona Miks'

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon zyrtarisht Federata Rumune e Futbollit - akuzon Kosovën për komplot me paramendim dhe mungesë respekti për sportin

Reagon zyrtarisht Federata Rumune e Futbollit - akuzon Kosovën për komplot me paramendim dhe mungesë respekti për sportin

Përfaqësueset
Prapaskenat e ndeshjes Rumani – Kosovë: Tensione, hedhja e gjësendeve dhe largimi nga fusha i lojtarëve të Kosovës

Prapaskenat e ndeshjes Rumani – Kosovë: Tensione, hedhja e gjësendeve dhe largimi nga fusha i lojtarëve të Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Trajneri i njohur u mbulua me gjak pasi u godit në kokë pas ndeshjes

Trajneri i njohur u mbulua me gjak pasi u godit në kokë pas ndeshjes

Ndërkombëtare
Kalo në kategori