Plani i dizajnuar nga Neymar, babai i tij dhe Real Madridi për të luajtur në Santiago Bernabeu nga sezoni i ardhshëm ka hyrë në fazën vendimtare.
Klubi francez tashmë e di se ajo që është frikësuar më së shumti nga spekulimet e mediave pritet edhe që të ndodhë në realitet, pasi Neymar nuk dëshiron që të vazhdojë me PSG-në, skuadër me të cilën ka kontratë deri në vitin 2022.
Ai ka kërkuar që lojtari të ulet dhe të bisedojë e të negociojë largimin e tij, ndërsa babai i lojtarit i ka thënë prsidentit Nasser Al Khelaifi se djali i tij nuk dëshiron të luajë më për PSG-në.
Futbollisti e di se ai ka gabuar që ka nënshkruar në një kampionat të dobët si ai francez dhe e ka pranuar se nuk është përshtatur në zhveshtore e nuk është përshtatur me shumë lojtarë.
Tash ka mbetur të shihet edhe qëndrimi i Tamim bin Hamad Al – Thani, sheikut të Katarit dhe pronarit të vërtetë të klubit i cili është në emër të Al Khelaifit. Çelësin në këtë tratativë e ka pikërisht Al – Thani.
Takimi i parë u mbajt në dhjetor
Në takimin e mbajtur mes dyja palëve në Paris në dhjetor që ka koinciduar me ceremoninë e Topit të Artë të Cristianos, Neymar i ka thënë liderëve të Los Blancos se ai dëshiront që të shtyjë përpara largimin e tij nga klubi parizien dhe të nënshkruaj për mbretërit. QË prej asaj kohe ai është shndërruar në top synimin e Realit, deri në një pikë ku situata e Neymar ka vënë pezull edhe transferimet tjera të Realit. Drejtuesit e klubit kanë insistuar se nëse ndodh ky transferim, ai duhet që të kompletohet para Botërorit.
Në secilin prej takimeve të dyja palët janë pajtuar që kushtet e kontratës të jenë mirë të realizuara dhe do ta bënin atë lojtarin më të paguar në botë pasi aktualisht ai fiton më pak se Messi dhe është lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë, ani pse ka rekordin e transferimit prej 222 milionë eurosh.
Disa shuma “më ndryshe”…
Reali e di se nëse babai i Neymarit me ndihmën e agjentit izraelit si Pini Zahavi (i cili tashmë ka ndërmjetësuar në transferimin e tij te PSG) është në gjendje që të bindë emirin e Katarit që të pajtohet me transferimin i cili do të ishte i një shume astronomike.
Kjo do të thotë se transferimi do të ishte në regjionin prej 260 milionë eurosh e deri te 300 e më shumë milionë euro. Këtu duhet të shtohet edhe paga e Neymarit, një aspekt i ndjeshëm tash kur dihet se Cristiano do të negociojë pagën e tij në fund të sezonit (pasi ai fiton “vetëm” 23 milionë euro në sezon) me Real Madridin.
Dhe në fund, përqindja e përfitimeve të ndërmjetësuesve në një operacion të tillë që do të kapte shumën prej 40 milionë eurosh. Figura marramendëse natyrisht, por në zyret e Realit në Valdebebas këto tashmë janë menduar prej muajsh. Për këtë, pritet që të ketë një infuzion për Realin prej 100 milionë eurosh nga shitja e lojtarëve të rënëdsishëm sikurse që është Gareth Bale.
Çështje e nderit…
Në secilin rast, shkruan Marca, burime të afërta me ambientin në klubin parizien insistojnë se pengesa e vetme për të shitur Neymarin te Reali nuk është paraja, por krenaria. Verën e kaluar PSG goditi tregun global të futbollit duke transferuar dy prej futbollistëve më premtues si Neymar dhe Mbappe për 400 milionë euro dhe humbja e një figure kyçe si Neymar do të ishte një mesazh që do të përkthente në një formë dobësinë e klubit dhe të prnoarëve. Përtej futbollit, kjo është një çështje e nderit.
Pozicionimi i emiratit të Katarit, vendit më të pasur në planet, para botës perëndimore, është po ashtu faktor krenarie në këtë tratativë.
Më mirë tani se në vitin 2019
Real Madridi e di se nëse do të presë për Neymarin që të zgjidhë kontratën në vitin 2019 do të duhej të paguante shumën e njëjtë sikurse që pago PSG prej plot 222 milionë eurosh më 3 gusht të vitit të ardhshëm.
Është një pajtueshmëri e nënshkruar nga të dyja palët përkundër faktit se në futbollin francez klauzolat e shkëputjes së kontratave nuk aplikohen. Megjithatë, Los Blancos besojnë se operacioni tashmë mund të përfundohet pasi që edhe vet lojtari po kërkon largiimin dhe PSG nuk do të lëshonte mundësinë për të përfituar më shumë se sa vetëm 222 milionë euro.
Tentimi i tretë
Në moshën 26 vjeçare, ky do të ishte tentimi i tretë për Florentino Perezin që të transferojë Neymarin, një transferim që i ka rezistuar atij më së shumti deri tash, pasi dihet se ku ka bërëme gisht ai, puna ka qenë e përfunduar.
Gjithçka filloi në vitin 2006, kur si një 14 vjeçar ai u testua për dy javë me fëmijët e Real Madridit dhe madje mori edhe kartelën e regjistrimit të Realit në Federatën e Futbollit Spanjoll (RFEF), por ishte keqmenaxhuar situata nga Reali që nuk e nënshkroi pikërisht këtë kartelë si shenjë e kalimit të provave.
https://www.youtube.com/watch?v=8y9ST_S14UQ
Shtatë vite më vonë, në verën e vitit 2013, duke luajtur ëpr Santosin, ai ka qenë futbollisti më premtues në botë dhe madje kreu testet mjekësore te Reali e po ashtu i është përkushtuar Realit sezonin vijues, por në fund Barcelona arriti ta marrë atë dhe mori në dorë transferimin përkundër mënyra joligjore që u konstatuan nga gjykata, e që kjo ndikoi që Neymar të përfundojë në Camp Nou dhe Sandro Rosell në burg.
Me çdo çmim…
Dy vjet më vonë, në janar të vitit 2016, ai përsëri flitroi me menaxherë të Realit, ashtu siç ka bërë edhe me ata të PSG-së dhe të Manchester Cityt. Ai i siguroi ata se nuk do të vazhdojë rrugën e tij me Barcelonën edhe pse ai ka rinovuar muaj më vonë, në fund u largua vetëm pas një kohe të shkurtër.
Dhe tash, e treta mund të jetë e vërteta për REalin pasi që duket se Neymar është i vendosur që të nënshkruajë për Realin me çdo çmim dhe do ta shtyjë përpara atë që ai mendon se është dashur ta shtyjë shumë kohë përpara.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLamini Fati nënshkruan zyrtarisht kontratën me Real Madridin
Lautaro dhe Inzaghi shokohen nga gogësima e një personi në konferencë për media
Kvaratskhelia i ka thënë tashmë Liverpoolit dhe Chelseat se cilit klub ai 'ëndërron' t'i bashkohet
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd
Atletico Madrid me reagim zyrtar ndaj regjistrimit të Olmos dhe Victor nga Barcelona në La Liga
Wayne Rooney lidhet me një rikthim sensacional në Ligën Premier tek klubi i njohur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025