LAJMI I FUNDIT:

Speciale – Largimi i Neymar dhe rinovimet e Messit e Iniestas, Bartomeu e keqja e Barcës për plot gabime që kushtojnë shtrenjtë! (Foto/Video)

Speciale – Largimi i Neymar dhe rinovimet e Messit e Iniestas, Bartomeu e keqja e Barcës për plot gabime që kushtojnë shtrenjtë! (Foto/Video)

Josep Maria Bartomeu do ta kujtojë verën e vitit 2017 si verën më të keqe të tij në krye si president i Barcelonës.

Problemet me klubin e Barcelonës ishin konstante dhe presidenti aktual as nuk ka vepruar mirë në situata të caktuara, e as nuk është deklaruar mriz.

Të gjitha lajmet rreth Barcelonës
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Barcelonës

Largimi i Neymarit

Në fillim të verës, dy muajt e parë ishin të qartë, ishte krejt ndryshe.


“Ata janë yjet tona, që ne kemi arritur të rinovojmë me ta dhe me të cilët do të vazhdojmë deri në vitin 2021, me krejt knaqësinë. Ne kemi garancion se do të kemi kohëra të mira përpara”.

Por, për pak ditë gjithçka ndryshoi.

Momenti i rinovimit të Neymarit, shumë buzëqeshje e lumturi… muaj më vonë ndodhi e paparashikueshmja!

PSG arriti me një ofertë për Neymarin dhe marrëdhënia mes brazilianit dhe Bartomeut u shkatërrua totalsiht. Në fillim askush nga lidershipi i Barcelonës nuk besoi se numri “11” mund të largohet, por ai e bëri këtë.

“Ishte gabim që i besuam babait të Neymarit”, tha presidenti Bartomeu në prag të finalizimit të transferimit të Neymarit.

“Kjo është një shaka”, Neymar u përgjigj kur u pyet nga gazetarët për pohimin e presidentit.

Problemet brenda shtëpisë

Subjekti i disa transferimeve po ashtu ka dëmtuar Bartomeun, i cili në korrik foli hapur për interesimin e Barcelonës.

“Ai është një lojtar që na pëlqen, dhe ai e di se ai dëshiron të vjië te Barcelona”, theksoi atë kohë Bartomeu.

Momenti pas pushimeve verore kur Verratti tregon lumturinë e qëndrimit te PSG. Foto: Marca

Por, as kjo nuk ndodhi. Marco Verratti vazhdoi të kënaqej në Paris, me Neymarin i cili vetëm sa nuk kishte arritur në skuadër.

“Ne nuk jemi të rinj. Ne jemi këtu që disa vjet, ky është sezoni i shtatë dhe ne e dimë çka është kjo”, u shpreh Bartomeu kur u pyet për transferimet.

Por, këtë ndjenjë nuk e kanë më as tifozët e Barcelonës për klubin katalanas.

Pos Verrattit, ishin edhe Ceballos, Di Maria dhe Coutinho që llogariten si dështimet e Bartomeut.

Kolegu i tij te Nice, Jean – Pierre Reivere tregon se si i ka thënë mesfushori “jo” Barcelonës.

“Bartomeu më telefonoi dhe më tha: ‘Kjo është hera e parë që na ka ndodhur’”.

Nuk pajtohem me Xavin

Për t’i përkeqësuar gjërat, Bartomeu kishte një konflikt fjalësh me Xavi Hernandezin. Të tentim për të lëvduar legjendat, ai bëri të kundërtën.

“Xavi, Iniesta, Messi dhe të gjithë të tjerët janë problemi. Është vështirë të jesh lojtar dhe të kesh lojtarë si Messi, Xavi, Iniesta që janë më të ngadalshëm. Problemi është Xavi. Ai krijoi problemin në klub bashkë me Iniestan dhe Piquen – ata e krijuan problemin”, potencoi Bartomeu.

Xavi doli hapur kundër Bartomeut…

Rinovimet e Messit dhe Iniestas

Por, nëse ka një gjë që i ka irrituar edhe më shumë tifozët te Barcelona, atëherë pa dyshim se janë rinovimet e Messit dhe Iniestas.

Për argjentinasin, të gjitha informacionet që janë dhënë deri tash kanë qenë kontradiktore.

Bartomeu ka thënë në korrik se kontrata tashmë ishte nënshkruar nga lojtari, e më vonë Jordi Mestre konstatoi se rinovimi i kontratës ishte arritur, por nuk u nënshkrua dhe më pas presidenti tha se ishte babai që e ka krijuar këtë problem.

Shkurt e shqip, askush nuk e di nëse messi ka nënshkruar kontratën e re dhe çka po pritet që ky rinovim të finalizohet edhe zyrtarisht.

Momenti kur Iniesta pranon para gazetarëve se nuk ka rinovuar, duke hedhur poshtë pohimet e Bartomeus. Foto: Marca

Me Iniestën, problemi ka shkuar edhe më larg. Presidenti tha në intervistat ef undit se ekziston një marrëveshje në parim për kontratën e cila mbaron në vitin 2018. Ishte vet futbollisti që mohoi rinovimin e kontratës me të arritur në Barcelonë pasi luajti për kombëtaren e Spanjës. Një tjetër goditje për Bartomeun.

Të gjitha këto probleme kanë provokuar thirrje nga dashamirë të klubit të cilët janë jashtë udhëheqësisë që të aplikohet censurë ndaj mediave për shkak të hidhërimit të madh i cili u vërejt edhe në prezantimin e Ousmane Dembeles, ku tifozët brohoritën “Dorëheqje Bartomeu”.

Pra, poblemi i madh i Barcelonës nuk janë as lojtarët, e as ekipi, por presidenti Josep Maria Bartomeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare - tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme

Ish-kampioni i botës hoqi dorë nga futbolli në moshën 30 vjeçare - tani ngjitet në mal në temperatura ekstreme

Ndërkombëtare
Carlo Ancelotti po 'akuzohet' për mungesë rrotacioni - dy lojtarët që e vuajtën më shumë

Carlo Ancelotti po 'akuzohet' për mungesë rrotacioni - dy lojtarët që e vuajtën më shumë

La Liga
Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve

Barcelona sa ishte në Arabinë Saudite, bisedoi me sheikët për shitjen e pesë lojtarëve

La Liga
Omar Marmoush shkëlqen në ndeshjen e fundit me Eintracht Frankfurt me një gol dhe dy asistime – tani radha për aventurën e re

Omar Marmoush shkëlqen në ndeshjen e fundit me Eintracht Frankfurt me një gol dhe dy asistime – tani radha për aventurën e re

Bundesliga
Tri klube angleze rrezikojnë dënimin me heqje të pikëve  – vendimi do të merret sot

Tri klube angleze rrezikojnë dënimin me heqje të pikëve – vendimi do të merret sot

Premier League
Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës

Luka Modric befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori