LAJMI I FUNDIT:

Speciale – A është kjo cigarja e fundit e Ancelottit si trajner i Bayernit? Carlito afër largimit (Foto)

Speciale – A është kjo cigarja e fundit e Ancelottit si trajner i Bayernit? Carlito afër largimit (Foto)

Bayern Munichu është rikthyer në shtëpi pas disfatës prej 3-0 në udhëtim te Paris Saint – Germain. Në aeroplanin Lufthansa 2571 ishte i ulur 58 vjeçari gjerman, saktësisht në ulësen 2D. Por, këtë e bëri me të ardhmen e tij në dyshim të madh.

Dyshimet shtohen kur drejtori gjeneral, Karl Heinz Rumenigge dhe drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic, refuzuan që të përgjigjen para fluturimit për të ardhmen e Ancelottit. Edhe pas aterimit, as bosët e as lojtarët nuk deshën të deklarohen për këtë çështje.

Carlo Ancelotti dhe bashkëshortja e tij në aeroportin e Munichut. Gruaja e tij Mariann u njoftua me italianin në Angli në vitin 2011. Ata janë martuar në vitin 2014.

Rummenigge megjithatë me të përfunduar ndeshja në holl të stadiumit u dëgjua duke brohoritur se ai do të kërkojkë “sqarime të sakta” për këtë disfatë të rëndë prej 3-0.


Carlo Ancelotti para taksisë me gruan e tij Marian Barrena McClay në aeroportin e Munichut.

Por, çka do të ndodhte në rast të një shkarkimi të Ancelottit?

Sipas Bild, është asistenti Willy Sagnol atij që do t’i besohet klubi, natyrisht, në formë të përkohshme. Ish-futbollisti i Bayernit me pëlqim të drejtuesve të klubit u caktua si shef i stafit të trajnerëve, ndërsa më parë ishte i angazhuar te Bordeaux ng viti 2014 deri 2016.

Pa tekst dhe i zhgënjyer e me syze të diellit, Hummels u drejtua në makinë pa folur me gazetarët.

Në Munich ndërkohë po flitet se Thomas Tuchel është opsion si pasues i Ancelottit. Rummenigge në mënyrë pozitive është qasru për trajnerin e Dortmundit.

“Thomas Tuchel më ka pëlqyer gjithmonë, që prej kohës kur ai ishte te Mainzi”, bëri të ditur atë kohë drejtori.

Robben dhe Ribery ishin në stol në ndeshjen e fundit ndaj Parisit. Holandezi megjithatë luajti si zëvëndësues.

Edhe presidenti Uli Hoeness e ka Tuchelin në listën e ngushtë të kandidatëve, pasi klubi gjerman dëshiron një trajner gjerman në krye të pankinës.

Çka po ndodh me Ancelottin?

Italiani edhe në klub nuk e ka fshehur faktin se ka një super ofertë nga Kina. Oferta multi milionëshe nga Azia nuk e ka lënë gjakftohtë Ancelottin. Sipas të gjitha gjasave, Ancelotti dhe Bayerni do të pajtohen që të shkëpusin kontratën, në mënyrë që Carlito të shkojë drejt Kinës.

Bayern Munichu ka barazuar edhe në Bundesliga me Wolfsburgun së fundmi, teksa situata është bërë e padurueshme në zhveshtore pas humbjes së papritur te PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Ligat tjera
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori