LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Zero tolerancë për korrupsionin, lufta është e vështirë por ia vlen

Spasovski: Zero tolerancë për korrupsionin, lufta është e vështirë por ia vlen

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot në TV24, është pyetur për bashkëpunimin e MPB-së me institucionet përgjegjëse për luftimin e korrupsionit.

Ai tha se si Ministri e Brendshme kanë zero tolerancë ndaj korrupsionit, duke shtuar se lufta ndaj kësaj dukurie duhet të jetë rigoroze dhe konsistente, transparente dhe jo selektive.

“Kjo nënkupton që nuk duhet të ketë selektivitet për çdo gjë që bëjmë, pavarësisht se nga vjen korrupsioni dhe krimi, qoftë në nivel të lartë apo të ulët, megjithëse për mua një ndarje e tillë nuk ekziston. Korrupsioni është korrupsion, kudo që të ndodhë, ai duhet të shtypet. Sigurisht, nëse korrupsioni ndodh në nivele të larta, është më problematik sepse mund të ketë një ndikim më të madh në sistem, por gjithsesi ne si institucione, si sistem, të gjithë së bashku duhet të kemi një reagim të mirë në lidhje me këtë situatë”, tha ministri Spasovski.


Ministri Spasovski theksoi se MPB ka bashkëpunim të mirë me institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit.

“Mund të dëshmoj për bashkëpunim të mirë me prokuroritë publike dhe Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, me marrëveshje të veçanta bashkëpunimi, memorandume për shkëmbim elektronik të informacionit. Bëmë të mundur që sinjalizuesit të kenë një sistem më të sigurt. Çdo procedurë duhet të bëhet pa marrë parasysh se kush është, të mblidhen prova, kudo që të tregohet një krim – të mbajë përgjegjësi. Nuk duhet t’i lejojmë vetes luksin për të mbetur jashtë proceseve penale apo korrupsionit. Vetëm kështu qytetarët do të kenë besim në institucionet”, tha Spasovski.

Duke argumentuar se korrupsioni si dukuri praktikisht i privon shumë shërbime për të cilat qytetarët kanë nevojë, Spasovski theksoi se përmes korrupsionit qytetarët privohen nga shërbimet në arsim dhe shëndetësi, si dhe korrupsioni “ha” ekonominë dhe vendet e punës, në kurriz të pasurimit të grupeve dhe individëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori