LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: NATO garanton sigurinë tonë, territori i Maqedonisë së Veriut po mbrohet nga shërbimet e sigurisë

Spasovski: NATO garanton sigurinë tonë, territori i Maqedonisë së Veriut po mbrohet nga shërbimet e sigurisë

“Siguria është sfidë serioze për shkak të ngjarjeve me pushtimin rus të Ukrainës, për momentin nuk kemi indikacione për përkeqësim të sigurisë dhe shërbimet po punojnë me kapacitet të plotë për mbrojtjen e integritetit territorial”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

I pyetur nga gazetarët për sigurinë e vendit, ai tha se NATO garanton sigurinë tonë.

“Ne mund ta shohim kuptimin e atij anëtarësimi në NATO tani, në momentet kur kemi një konflikt kaq të rëndë. Kështu që të gjitha zhvillimet në atë front duhet të na mbajnë zgjuar si shërbime sigurie, përndryshe nuk kemi asnjë indikacion për shkelje të sigurisë këtu. Sa i përket migrantëve, praktikisht nuk kemi rritje të numrit të tentativave ilegale në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, tha Spasovski pas hapjes së debatit shkencor-profesional me temën “Siguria publike dhe private – përmes koordinimit dhe bashkëpunimit deri në parandalim të përbashkët të incidenteve të sigurisë, rreziqet dhe kërcënimet”, e cila mbahet në Fakultetin Filozofik në Shkup.


Në trend Lajme

Më shumë
Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Përdori gjuhë seksiste dhe kërcënuese ndaj gazetareve – AGK dhe RrGGK kërkojnë ndëshkimin e Sami Kurteshit

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Kalo në kategori