LAJMI I FUNDIT:

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Spanjollët shkruajnë për një dramë te Real Madrid: Mbretërit morën kredi të madhe në bankë për Kylian Mbappen

Kylian Mbappe ka mbërritur te Real Madrid në këtë afat kalimtar, një gjë që pritej prej vitesh, por u realizua pasi sulmuesit francez i skadoi kontrata me Paris Saint-Germain dhe ai mbërriti në “Santiago Bernabeu” si lojtar i lirë.

Real Madridi ka paguar 100 milionë euro në llogarinë e lojtarit për të nënshkruar kontratën. Paga vjetore e Kylian Mbappe do të jetë 31.2 milionë euro bruto.

Është një investim i madh financiar edhe për Real Madridin. Kështu, portali të specializuar ekonomik spanjoll, Vozpopuli, klubi ka marrë një hua në shumën 130 milionë dollarë pak para pagesës së parë, e paraparë të paguhet në pesë vite.


Këtë e ka bërë në bankën me të cilën kanë negociuar prej gjysmë viti, pasi tashmë klubi ka pak më pak se 400 milionë euro borxh.

Mediumi spanjoll shkruan se në momentin e sjelljes së Mbappes, klubi mbretëror kishte në llogarinë e tij “vetëm” 82 milionë euro.

Ata shkruajnë gjithashtu se është shuma më e vogël që klubin mbretëror kishte në 20 vitet e fundit.

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye
Lexo po ashtu Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Kujtojmë që Reali Madridi duhet të përballet me “fair play” të dyfishtë financiar – si atë të La Ligas ashtu edhe atë të imponuar nga UEFA.  Kjo është arsyeja pse klubi ka nevojë për më shumë hapësirë ​​për manovrim dhe para të gatshme. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori