LAJMI I FUNDIT:

Spanja rikonfirmon qëndrimin e saj për të mos e njohur shtetin e Kosovës, thotë se ka qasje konstruktive

Spanja rikonfirmon qëndrimin e saj për të mos e njohur shtetin e Kosovës, thotë se ka qasje konstruktive

Spanja ka vendosur t’i qëndroj “besnike” edhe njëherë vendimit të saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Kjo gjë është rikonfirmuar sot nga Qeveria e Spanjës, e cila thotë se mban “qasje konstruktive” për këtë çështje, duke e mbështetur një zgjidhje në dialogun mes Kosovës e Serbisë.

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje parlamentare për deputeten Mariona Illamola, që kishte pyetur në lidhje me aspiratat e Kosovës për të hyrë në BE, raporton Europa Press.


Në këtë kuptim, Qeveria e Spanjës ka rikonfirmuar qëndrimin për “mosnjohjen e deklaratës së njëanshme të pavarësisë të miratuar nga Prishtina në vitin 2008, pasi është një akt i njëanshëm”.

Më tej nga Qeveria thuhet se “nga një këndvështrim konstruktiv, konsiderohet se është koha për të bërë përpjekje përfundimtare për zgjidhjen e çështjes së territorit të Kosovës në kuadër të dialogut Beograd – Prishtinë, me një marrëveshje që respekton të drejtën ndërkombëtare”.

Sa i përket aspiratës së Kosovës për të hyrë në BE, Qeveria spanjolle ka thënë se është aktivisht në favor të politikës së zgjerimit të BE-së dhe beson plotësisht në nevojën për t’i dhënë një shtysë të re inkuadrimit të Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme
KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

KDI: Kurti po sfidon parimin e sundimit të ligjit me refuzimin për të dëshmuar në Prokurori

Lajme
​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Lajme
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Pas LDK-së, Sami Kurteshi i LVV-së përplaset edhe me komisionerin e AAK-së shkaku i një vote

Lajme
​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Lajme
Kalo në kategori