LAJMI I FUNDIT:

Spahiu: Rusia ka pasur një fushë të hapur të ndikimit, SHBA-ja dhe vendet perëndimore po rikthehen në rajon

Spahiu: Rusia ka pasur një fushë të hapur të ndikimit, SHBA-ja dhe vendet perëndimore po rikthehen në rajon

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi, Avni Spahiu ka thënë se deri më tani ndikimi i Rusisë ka qenë i hapur në rajon.

Spahiu duke folur në një intervistë për Telegrafin është shprehur se, aktualisht janë shenjat e para që vendet perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rikthehen në rajon.

“Deri më tani Rusia ka pasur një fushë të hapur dhe ndikimi i saj është përhapur pa ndonjë sfidim nga të tjerët, nga Perëndimi. Tani janë shenjat e para që Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rikthehen në rajon dhe do të ketë një qëndrim tjetër edhe ndaj këtyre raporteve”, tha Spahiu.


Ai ka theksuar se Serbia ka përkrahjen e Rusisë për të bërë agresion politik dhe diplomatik ndaj fqinjëve të saj.

“Agresioni diplomatik dhe politik i Serbisë ndaj fqinjëve është evident, natyrisht me mbështetjen e Rusisë dhe takimi i Gabriel Escobar me Milorad Dodik është shenjë inkurajuese që nuk do të lejohet një përshkallëzim që do të sillte Bosnjën në një konflikt të ri eventual, i cili siç jemi mësuar në të kaluarën ku një krizë në një vend të rajonit, shkakton në mënyrë zinxhirore edhe kriza të tjera”, ka përfunduar ai.

Në këtë intervistë, Spahiu ka folur edhe rreth mos ftesës së Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA, si dhe mungesën e ambasadorëve të akredituar të Kosovës në SHBA, BE e Azi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori