Spahiu konfirmoi propozimin për Ministër të Kulturës, reagon Jeton Zogjani: Aman mos na fulliratni, koha e hajvanllëkut ka kaluar

Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re, u bënë publike disa nga emrat që ishin propozuar për poste ministrore nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Njëri prej tyre është aktori i njohur Fatmir Spahiu, i cili ka konfirmuar se i ishte ofruar pozita e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit.
Ky zhvillim ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe në mesin e artistëve.
Një ndër ta është edhe aktori Jeton Zogjani, i cili ka reaguar përmes një postimi ironik në rrjetin social Facebook.
"Nuk jam anëtar i asnjë partie politike, por Z.Kurti më propozoi për ministër", nis postimi me ironi ndaj Spahiut.
Më pas vazhdoi: "Aman mos na fulliratni, se koha e hajvanllëkut ka kaluar".
Ndërkohë, pas dështimit të Vetëvendosjes për të siguruar shumicën e votave në Kuvend, procesi i formimit të qeverisë ka dështuar zyrtarisht, dhe vendi pritet të përballet me zgjedhje të reja. /Telegrafi/



























































