LAJMI I FUNDIT:

SpaceX i Elon Musk fiton kontratën 843 milionë dollarëshe për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

SpaceX i Elon Musk fiton kontratën 843 milionë dollarëshe për të shkatërruar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

SpaceX ka fituar kontratën që do të ndihmonte në shkatërrimin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar të NASA-s, dhe kjo pritet të ndodhë më shpejtë se që është menduar më herët.

E ndërtuar në vitin 1998, ISS u krijua në bashkëpunim me NASA, Roscosmos (Rusi), ESA (Evropë), JAXA (Japoni) dhe CSA (Kanada), transmeton Telegrafi.


Që prej atëherë u ka mundësuar shkencëtarëve të kryejnë eksperimente që nuk mund të jenë kryer nga ndonjë vend tjetër – që duke qëndruar rreth 300 kilometra mbi Tokë.

Agjencia amerikane hapësinore e përshkroi ISS si një arritje të madhe që u ndihmoi të kryejnë hulumtime në hapësirë.

Por ky stacion nuk u ndërtua për të qëndruar përgjithmonë, ku “jetëgjatësia” e tij pritet të skadojë më 2030. NASA do ta lë ISS-in që t’i afrohet ngadalë Tokë, 18 muaj pasi operacionet në të të marrin fund.

Më pas, një anije kozmike do të lidhet me ISS dhe do të përdorë shtytësit e saj për të çuar stacionin hapësinor drejt Tokës. Dhe është SpaceX e Elon Musk që ka siguruar kontratën prej 843,000,000 dollarë për të kryer punët.

Një version i modifikuar i fluturakes të SpaceX Dragon, që ka fuqi katër herë më të madhe sesa fluturakja e zakonshme Dragon do ta përfundojë punën e paraparë me kontratë.

E një raketë Falcon Heavy pritet të lansohet nga qendra hapësinore Kennedy në Florida më 25 korrik të vitit 2028. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Si ta zgjedhim laptopin ideal?

Si ta zgjedhim laptopin ideal?

Këshilla Teknologjike
Kalo në kategori