Java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll pritet të sjellë disa ndeshje tejet interesante.

Të shtunën zhvillohen tri ndeshje, ku spikat përballja mes Prishtinës dhe Ferizajt në “Fadil Vokrri”. Kjo përballje do të drejtohet nga Visar Kastrati.


Sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Trepçës ’89 e Llapit, ky dy skuadrat luftojnë për objektiva të ndryshme, e para për mbijetesë, ndërsa e dyta për dalje në Evropë.

332088466 570249784834570 113202572799616545 n photo by: @Shpend Ahmeti

Kjo ndeshje i është besuar gjyqtarit Genc Nuza.

Në “Liman Gegaj”, Malisheva pret Gjilani, ku edhe këtu do të kemi një përballje mes ekipeve që luajnë për objektiva të kundërta.

Të dielën, Ballkani do të udhëtojë në Skenderaj ku luan me Drenicën, ndërsa lideri Drita do të përballet me Dukagjinin në Klinë. /Telegrafi/

338011856 773342027410823 3395308448637044364 n  1

telegrafi sport app