LAJMI I FUNDIT:

Sot ra barriera “ne” dhe “ata”, qytetari nga Shqipëria me një shkrim emocionues falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë pas tërmetit

Sot ra barriera “ne” dhe “ata”, qytetari nga Shqipëria me një shkrim emocionues falënderon Kosovën për ndihmën e dhënë pas tërmetit

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 shkallë të Rihterit që goditi të martën Shqipërinë, përveç dëmeve të shumta materiale ka shkaktuar edhe viktima, ku deri më tash bilanci i tyre është 24 persona.

E menjëherë pas kësaj fatkeqësie natyrore, kosovarët janë mobilizuar për t’u dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

Përveç FSK-së e Policisë së Kosovës, qytetarë të shumtë në disa komuna të Kosovës mblodhën veshmbathje dhe ushqim.


E pavarësisht gjendjes së keqe, qytetarët nga Shqipëria nuk po ndalojnë së falënderuari Kosovën për ndihmën që po u bënë.

Të gjitha lajmet rreth tërmetit në Shqipëri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tërmetit në Shqipëri

Një qytetar nga Shqipëria ka shkruar në status emocionues në profilin e tij në Facebook, ku falënderon Kosovën dhe qytetarët e saj për ndihmën e dhënë.

“Sot ra pika kufitare e Morinit. Pres që nga nesër punonjësit t’ia vënë vetë flakën. Kujt i hynë në punë pika e kalimit kufitar në një korridor shtëpie? Sot ra pika e prerjes së biletave në Kukës. Kujt i hynë në punë ajo biletë kur Kosova sot pagoi abonene e përjetshme?

Sot ra barriera “ne” dhe “ata”. Parimi i përjetshëm: “Kush qanë me mua dhembjen time është unë”.

Sot ra Kushtetuta. Një ushtri e huaj shkeli vendin dhe ne nuk jemi në luftë. Duhet Kushtetutë e re. Ajo ushtri nuk është me e huaj.

Sot ranë festimet e Ditës së Flamurit. Kuptuam që festa më e madhe ende nuk ka ardhur. E festat ndahen me kë ndanë dhembjen. Ua kthefshim në gëzime!…Hmm.. Në finalen e paly off-it Kosovë-Maqedoni e Veriut, si fillim. Nuk do të ketë gëzim më të madh, edhe politik, se një Kosovë në Euro 2020″, ka shkruar qytetari nga Shqipëria.

I njëjti ka marrë komente pozitive nga qytetarët e tjerë, të cilët kanë thënë se Kosova dhe Shqipëria janë një. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori