LAJMI I FUNDIT:

Sot protestë para Doganës së Kosovës

Sot protestë para Doganës së Kosovës

Përfaqësues të deponive dhe mbledhësit e hekurishteve si dhe bizneset e pjesëve të veturave në Kosovë, organizojnë protestë para Doganës së Kosovës.

Sipas njoftimit për media kjo protestë do të mbahet për të kundërshtuar vendimet e Doganës së Kosovës, rreth tyre.

Dogana e Kosovës, nuk e lejon shkatërrimin e veturave nën mbikëqyrjen doganore dhe doganimin e pjesëve të përdorshme, duke mundësuar vetëm procedurën e rregullt të doganimit për veturat si tërësi, megjithëse bëhet fjalë për vetura me defekte ose të aksidentuara dhe mund të kenë shumë pjesë të papërdorshme.
Protesta fillon në orën 10:00. /Telegrafi/