Sot nis festivali i Teknologjisë “Tech Fest” në Mitrovicë

Sot do të nis festivali i Teknologjisë “Tech Fest” në Mitrovicë.
Ky festival do të mbahet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, nga ora 11:00 deri në orën 16:00, shkruan Telegrafi.
Festivali do të mbahet nën moton “Të rinjtë kodojnë të ardhmen”, derisa kjo është një ngjarje inspiruese në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe edukimit digjital.
Komuna e Mitrovicës ka ftuar studentët, prindërit dhe qytetarët e Mitrovicës të marrin pjesë në këtë festival.
Sipas njoftimit, në këtë festival do të ketë prezantime nga folës frymëzues dhe liderë të industrisë, projekte kreative nga nxënës dhe studentë në fushat e programimit, robotikës e inteligjencës artificiale.
Po ashtu do të ketë mundësi për të fituar bursa për trajnime dhe studime, takime me kompani që ofrojnë punësim dhe praktika profesionale, zona interaktive për fëmijë, të rinj dhe familje dhe dhurata, aktivitete argëtuese e surpriza të shumta. /Telegrafi/

















































