Sot në Shkup protestohet për drejtësi, me moton “Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagë”

“Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagë”, është lajmi që përcjell protesta e organizuar për sot, ku kërkohet që rasti Lagjja e Trimave të rikualifikohet dhe të kthehet në rigjykim, për shkak të siç thonë organizatorët, dhjetëra shkeljeve procedurale.
Ata theksojnë se do të protesojnë derisa të përmirësohen gabimet e shtetit, lidhur me këtë rast dhe me të gjitha rastet e tjera që janë dënuar shqiptarët, duke përfshirë rastin e Ladorishtit, Gostivarit, Bitpazari, Sopoti, Harun Aliu, rasti Monstra dhe së fundi, Lagjja e Trimave.
Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Shpëtim Pollozhani, tha se për të organizuar këtë protestë janë motivuar nga deklaratat dhe qëndrimet e shumë institucioneve relevante botërore, të cilët kanë vlerësuar se në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut, me theks të veçantë në procedurat paraprake dhe në gjykata.
“Në kuadër të gjithë kësaj hyn edhe deklarata e kryeministrit aktual Zoran Zaev, të dhënë në lagjen Kapishtec të komunës Qendër më 04.12. edhe në takim me kryeministrin e Kosovës, se rasti Lagjja e Trimave është një rast i fabrikuar nga ish pushteti Gruevski dhe se duhet ky rast të revitohet. Ai gjithashtu disa herë ka përsëritur se duhet të bëhet ekspertiza nga ekspertë ndërkombëtar, por duke marrë parasysh faktin që deri tani nuk është ndërmarrë asgjë, ka kaluar një muaj nga kjo deklaratë. Ne insistojmë që ky rast të rikualifikohet dhe të rigjykohet nga fillimi, pasi këtu janë bërë dhjetra shkelje procedurale “, deklaroi Shpëtim Polozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve politik.
Ai ftoi të gjithë që sot më 30 dhjetor, t’i bashkohen protestës, e cila do të fillojë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, dhe më pas do të marshojnë deri para Gjykatës së Apelit.
“Unë do t’u kishë bërë apel të gjithë shqiptarëve, të gjithë atyre që mendojnë se u është bërë një padrejtësi, le të vijnë le ta shprehin kundërshtimin e vet ndaj asaj padrejtësie, duke marrë pjesë në protestë, pa marrë parasysh. Kurse ata që e ndijnë veten rahat, le të rrijnë në shtëpi dhe le të vazhdojnë të dëgjojnë nëpër televizione për dënime dhe persekutime të shqiptarëve. Shpresoj se nesër do të kemi përkrahje, pasi nuk përkrahin një rast konkret, një grup konkret, por secili e përkrah vetëveten kundër padrejtësive”, deklaroi Shpëtim Polozhani, kryetar i Shoqatës së të burgosurve politik.
Këtë protestë e organizon Këshilli i Familjarëve të rastit Lagjja e Trimave, Shoqata e të Burgosurve Politik, OVL e UÇK-së së drejtuar nga Besim Hoda dhe shumë shoqata të tjera joqeveritare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

VLEN: Qeveria ka kufizuar marzhën e fitimit për disa artikuj, mbi 1.000 produkte qytetarët po i blejnë me çmime më të lira

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” – Erion Veliaj reagon nga burgu

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë