Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas ndeshjes, Kosovë 1-0 Izrael

- 12/11/2023 23:22-Gliha lavdëron lojtarët e Kosovës që i aktivizoi ndaj Izraelit
- 12/11/2023 23:13-Milot Rashica thotë se është mëkat që Kosova nuk po kualifikohet në Euro 2024
- 12/11/2023 22:50-Përkundër mungesave kyçe, Kosova triumfon ndaj Izraelit
- 12/11/2023 22:41-Përfundon ndeshja, Kosovë-Izrael
- 12/11/2023 22:40-Izraeli me dhjetë lojtarë në fushë
- 12/11/2023 22:15-Elbasan Rashani afër të shënojë për Kosovën
- 12/11/2023 22:06-Vedat Muriqi nuk shënon nga afërsia
- 12/11/2023 21:53-Zymer Bytyqi lëshon rast të artë shënimi
- 12/11/2023 21:38-Përfundon pjesa e parë
- 12/11/2023 21:32-Portieri i Izraelit ia mohon golin e dytë Milot Rashicës
- 12/11/2023 21:28-Shënon Milot Rashica
- 12/11/2023 21:18-Rrezikon Vedat Muriqi
- 12/11/2023 20:58-Tifozët e Kosovës fishkëllejnë himnin e Izraelit
- 12/11/2023 20:46-Fillon ndeshja
- 12/11/2023 19:41-Formacionet zyrtare: Kosova me mungesa kyçe ndaj Izraelit
- 12/11/2023 18:50-Ambasadorja e Izraelit në Kosovë me mesazh para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024
- 12/11/2023 17:50-Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Kosovë-Izrael
- 12/11/2023 17:49-Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Kosovë-Izrael
- 12/11/2023 17:41-Vedat Muriqi tregon se si iu lejua nga Mallorca të vinte të luante për Kosovën
- 12/11/2023 17:26-Kjo është organizata që vendosi flamurin palestinez në Prishtinë
- 12/11/2023 17:20-Gliha thotë se Lille nuk e lejoi Zhegrovën të grumbullohet me Kosovën ndaj Izraelit
- 12/11/2023 17:17-“Protesta pro-Palestinës nuk lejohet”, flamuri palestinez shfaqet vetëm pak orë para ndeshjes Kosovë-Izrael
- 12/11/2023 12:24-Mungesa të shumta, Gliha bën disa ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Izraelin
- 12/11/2023 12:22-Përzgjedhësi i Izraelit, Hazan: Do të jetë ndeshje shumë e vështirë
- 12/11/2023 12:21-Muriqi për përballjen me Izraelin: Protestat nuk mund të ndalen askund, por lojtarëve iu intereson vetëm ndeshja
- 12/11/2023 12:19-Gliha flet për vështirësitë me të cilat u përball Kosova: Orar i pazakontë, lojtarët duan fitore
- 12/11/2023 12:17-Policia e Kosovës konfirmon koordinimin me FFK-në, tregon të gjitha masat që janë ndërmarrë për ndeshjen Kosovë-Izrael
- 12/11/2023 12:16-Izraeli kishte arritur në Kosovë nën masa të rrepta sigurie
- 12/11/2023 12:13-Çfarë duhet të dini për tre lojtarët që janë ftuar për herë të parë nga Primoz Gliha
- 12/11/2023 12:10-Gjatë rrugës për në Kosovë, lojtarët e Kombëtares së Izraelit ikin nga autobusi pas alarmit për sulme me raketa
- 12/11/2023 12:08-Primoz Gliha publikon listën e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024.
Po luhej minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë epërsinë e merituar Kosovës.
Bytyqi, Rashica dhe Muriqi patën secili nga një rast të mirë shënimi por Glazer nuk lejoi të mposhtej për herë të dytë.
Pas kësaj fitoreje Kosova vazhdon të mbetet në pozitën e katërt me dhjetë pikë të tubura por me gjasat për kualifikim që tashmë janë shuar.
12/11/2023 23:22-Gliha lavdëron lojtarët e Kosovës që i aktivizoi ndaj Izraelit
Selektori i Kosovës, Primoz Gliha është deklaruar rreth fitores 1-0 ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Dardanët triumfuan me golin e vetëm të Milot Rashicës, por që lëshuan shumë shanse shënimi.
12/11/2023 23:13-Milot Rashica thotë se është mëkat që Kosova nuk po kualifikohet në Euro 2024
Kosova fitoi 1-0 ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian që mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Pas ndeshjes, Milot Rashica ka thënë se është mëkat që Dardanët nuk kanë mundur të kualifikohen në këtë turne.
12/11/2023 22:50-Përkundër mungesave kyçe, Kosova triumfon ndaj Izraelit
Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1-0 ndaj Izraelit, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimin në Euro 2024
Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.
Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.
12/11/2023 22:41-Përfundon ndeshja, Kosovë-Izrael
12/11/2023 22:40-Izraeli me dhjetë lojtarë në fushë
90+5', Roy Revivo pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja në sekondat e fundit të takimit.
12/11/2023 22:15-Elbasan Rashani afër të shënojë për Kosovën
70' Elbasan Rashani ishte afër shënimit për Kosovën, por që goditja e tij përfundoi afër shtyllës së majtë.
12/11/2023 22:06-Vedat Muriqi nuk shënon nga afërsia
61' Vedat Muriqi nuk ka arritur të mposht portierin e Izraelit nga afërsia, pas një pasimi të mrekullueshëm nga Milot Rashica. Kosova po fiton 1-0.
12/11/2023 21:53-Zymer Bytyqi lëshon rast të artë shënimi
48' Zymer Bytyqi ka lëshuar një rast të qind për qind për ta dyfishuar rezultatin për Kosovën, pasi Milot Rashica i lëshoi një pasim të mirë, ndërsa gjuajtja e tij u ndal nga portieri i Izraelit.
12/11/2023 21:38-Përfundon pjesa e parë
Kosova është duke shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Izraelit, teksa kanë kaluar 45 minutat e parë të sfidës që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë me dy ekipet që po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.
Rasti i parë serioz për Kosovën erdhi në mintuën e 30-të, kur pas harkimit të Milot Rashicës, Vedat Muriqi bëri një goditje të bukur e cila u ndal me shumë vështirësi nga portieri mysafir.
Izraeli kishte mundësinë për të kaluar në avantazh në mintuën e 34-të, por gjuajtja me kokë e Eran Zahavit përfundoi disa centimetra larg shtyllës së Aro Muric.
Po luhej minuta e 41-të e sfidës kur Milot Rashica arriti të shënojë për 1-0, për t’i dhënë epërsinë e merituar Kosovës.
Kështu Kosova shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi minimale.
12/11/2023 21:32-Portieri i Izraelit ia mohon golin e dytë Milot Rashicës
43' Milot Rashica pati rastin të shënonte edhe golin e dytë, por Omri Glazer bëri intervenim fenomenal.
12/11/2023 21:28-Shënon Milot Rashica
41' Milot Rashica ka kaluar Kosovën në epërsi, duke realizuar me lehtësi në portën e Izraelit me një asistim të Vedat Muriqit.
12/11/2023 21:18-Rrezikon Vedat Muriqi
31' Vedat Muriqi bëri një goditje të fuqishme, por portieri i Izraelit ishte në vend.
12/11/2023 20:58-Tifozët e Kosovës fishkëllejnë himnin e Izraelit
Tifozët e Kosovës e fishkëllyen himnin e Izraelit për shkak të luftës me Palestinën.
Konflikti i armatosur në Gaza ka sjellë shumë viktima ndër ta edhe shumë fëmijë.
12/11/2023 20:46-Fillon ndeshja
12/11/2023 19:41-Formacionet zyrtare: Kosova me mungesa kyçe ndaj Izraelit
Kosova do të përballet me Izraelin, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tetë të kualifikimeve për Euro 2024.
Kjo ndeshje ka qenë e planifikuar të luhej muajin e kaluar por konflikti mes Izraelit dhe Palestinës bëri që ndeshja të luhej në këtë datë.
12/11/2023 18:50-Ambasadorja e Izraelit në Kosovë me mesazh para ndeshjes kualifikuese për Euro 2024
Ambasadorja izraelite në Prishtinë, Tammy Ziv është deklaruar para ndeshjes që zhvillohet sonte ndërmjet Kosovës dhe Izraelit.
Ajo në një video-adresim në rrjetin social X ka thënë se pret një ndeshje interesante në stadiumin “Fadil Vokrri”.
12/11/2023 17:50-Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Kosovë-Izrael
Kosova dhe Izraeli do të përballen në kuadër të rrethit të tetë kualifikues në Euro 2024.
Dardanët janë nikoqirë të izraelitëve për ndeshjen që nisë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
12/11/2023 17:49-Masa të rrepta sigurie para ndeshjes Kosovë-Izrael
Kosova dhe Izraeli do të përballen në kuadër të rrethit të tetë kualifikues në Euro 2024.
Dardanët janë nikoqirë të izraelitëve për ndeshjen që nisë në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
12/11/2023 17:41-Vedat Muriqi tregon se si iu lejua nga Mallorca të vinte të luante për Kosovën
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar se si Mallorca i dha leje për të udhëtuar në grumbullimin e Kosovës për sfidën ndaj Izraelit.
Muriqi ka thënë se ka qenë i vendosur që të bëhet pjesë e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit.
12/11/2023 17:26-Kjo është organizata që vendosi flamurin palestinez në Prishtinë
Organizata jo-qeveritare Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë njoftuar se kanë qenë ata që kanë shpalosur flamurin e Palestinës tek hoteli “Grand” në Prishtinë, ditën e diel.
Kjo organizatë, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se shpalosja e flamurit të Palestinës është akt solidariteti me popullin palestinez.
12/11/2023 17:20-Gliha thotë se Lille nuk e lejoi Zhegrovën të grumbullohet me Kosovën ndaj Izraelit
Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka deklaruar se skuadra e Lille nuk e ka lejuar Edon Zhegrovën që të udhëtojë për t’u bërë pjesë e Kosovës për sfidën ndaj Izraelit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Ai tha se këto mungesa nuk janë diçka e re për të pasi që edhe më herët është përballur me mungesë të lojtarëve.
12/11/2023 17:17-“Protesta pro-Palestinës nuk lejohet”, flamuri palestinez shfaqet vetëm pak orë para ndeshjes Kosovë-Izrael
Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes Kosova-Izraeli, nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Ndërkohë që një protestë pro-Palestinës nuk është lejuar të mbahet nga Policia e Kosovës, por flamuri i Palestinës vetëm pak orë para ndeshjes Kosovë – Izrael, është shpalosur në qendër të Prishtinës.
12/11/2023 12:24-Mungesa të shumta, Gliha bën disa ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Izraelin
Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvilloj ndeshjen e parë për muajin nëntor për kualifikueset e Kampionatit Evropian ‘Euro 2024’.
Dardanët presin Izraelin me fillim nga ora 20:45, derisa janë në kërkim të fitores së parë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, pasi në tre ndeshjet e zhvilluara deri më tani kanë vetëm barazime.
Për këtë duel ka mungesa të mëdha, pasi nuk janë emrat e Amir Rrahmani, Mërgim Vojvodës, Florent Hadergjonajt, Ibrhaim Dresevic, Betim Fazliji apo Edon Zhegrova.
12/11/2023 12:22-Përzgjedhësi i Izraelit, Hazan: Do të jetë ndeshje shumë e vështirë
Përzgjedhësi i Izraelit, Alon Hazan ka kërkuar paraqitje të mirë për të shënuar tjetër sukses në skenën evropiane.
Ndeshja në mes të Kosovës dhe Izraelit është dashur të luhej muajin e kaluar, por u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
“Kosova ka skuadër shumë të mirë. Ishte e qartë nga fillimi se Izraeli, Rumania dhe Kosova do të luftojnë për vendin e dytë”.
“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë. E respektojmë Kosovën. Do të kemi punë të vështirë”, ka thënë Hazan.
12/11/2023 12:21-Muriqi për përballjen me Izraelin: Protestat nuk mund të ndalen askund, por lojtarëve iu intereson vetëm ndeshja
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se janë shumë të motivuar për ndeshjen me Izraelin.
Muriqi është paraqitur në konferencë për shtyp përkrah përzgjedhësit Primozh Gliha.
Konferenca, por edhe ndeshja do të zhvillohet nën masa të rrepta të sigurisë.
12/11/2023 12:19-Gliha flet për vështirësitë me të cilat u përball Kosova: Orar i pazakontë, lojtarët duan fitore
Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha ka pranuar se termini për ndeshjen me Izraelin ishte shumë problematik.
Kosova e Izraeli luajnë nesër (e diel), kur ndeshje kanë të gjitha ligat evropiane dhe afrimi i disa lojtarëve ka qenë e vështirë.
Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në tetor, por u shty për shkak të situatës në Lindjen e Mesme.
12/11/2023 12:17-Policia e Kosovës konfirmon koordinimin me FFK-në, tregon të gjitha masat që janë ndërmarrë për ndeshjen Kosovë-Izrael
Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku ka treguar se në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe të gjithë akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 mes Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Izraelit.
12/11/2023 12:16-Izraeli kishte arritur në Kosovë nën masa të rrepta sigurie
Përfaqësuesja e Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aeroportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.
Kosova dhe Izraeli të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.
12/11/2023 12:13-Çfarë duhet të dini për tre lojtarët që janë ftuar për herë të parë nga Primoz Gliha
Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka publikuar lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit të premten.
FFK ka hasur në telashe me listën e lojtarëve, pasi klube të ndryshme evropiane nuk janë pajtuar që të lirojnë lojtarët, ndonëse ishin të obliguar që një gjë të tillë.
Kosova luan ndaj Izraelit të dielën prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”, ndërsa në të njëjtën kohë zhvillohen edhe ndeshjet në kampionatet kryesore evropiane, ku luajnë disa nga ‘Dardanët’.
12/11/2023 12:10-Gjatë rrugës për në Kosovë, lojtarët e Kombëtares së Izraelit ikin nga autobusi pas alarmit për sulme me raketa
Ekspedita e Kombëtares së Izraelit është detyruar të dalë nga autobusi në autostradë pas një alarmi që morën nga autoritet për një sulm të mundshëm të premten që shkoi.
Izraeli do të luajë sot ndaj Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024, me takimin e paraparë të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45.
Ekipi përfaqësues izraelit ka organizuar udhëtimin për në Prishtinë të premten.
12/11/2023 12:08-Primoz Gliha publikon listën e Kosovës për tri ndeshjet e nëntorit
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primoz Gliha ka ftuar 23 futbollistë për tri ndeshjet e nëntorit në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.
Kosova do të luajë të dielën më 12 nëntor me Izraelin, më 18 nëntor luan në udhëtim te Zvicra, ndërsa më 21 nëntor e pret Bjellorusinë.
Për këto ndeshje, përzgjedhësi Primoz Gliha ka publikuar tashmë listën me 23 futbollistë të ftuar, ku nuk mungojnë befasitë.






















































