Dita e gruas nga grupi organizativ “Marshojmë S’festojmë”, do të pritet më ndryshe se vitet e kaluara.
Sot nga ora 10:00 të marshohet për të kundërshtuar dhunën e burrave ndaj grave, e që në fund ato edhe vriten nga gjinia e kundërt, e që kjo sipas organizatës fajtorët kryesorë janë prokuroria dhe gjykatat.
E që ky marsh i kësaj organizate do të bëhet edhe në qytete të tjera përveç Prishtinës, si në Obiliq, Mirtrovicë, Pejë, Rahovec, dhe Gjilan
Aktivistja e kësaj organizate, Elena Morina, tha se 8 Marsi do të jetë më ndryshe, kjo pasi që gratë po vriten dhe nuk po u lihet hapësirë për të festuar.
“8 Marsin e sivjetmë, kolektivi ‘Marshojmë S’festojmë’ do ta manifestojë me marsh kundër vrasjes së grave. Ky marsh vjen si nevojë e domesdomshmërisë për t’iu përgjigjur patriarkalitetit të dhunshëm i cili përveç që i dhunon vazhdimisht gratë, ua merr në fund edhe jetën. Edhe këtë 8 Mars, neve na pamundësohet festa. Kjo pasi që pasiguria e thellë në të cilën ne si vajza e gra jetojmë, pabarazia ekonomike, shoqërore dhe politike nuk na lë hapësirë për të gëzuar ose festuar”, tha ajo.
Ajo përmend edhe qëllimin e këtij marshi, ku thotë se përveç vrasjes së grave do të jetë marsh solidarizimi me shtetin ukrainas.
“Andaj, edhe këtë 8 Mars ne po organizohemi që të protestojmë kundër shtypjes së vajzave dhe kundër krimeve ndaj grave në Kosovë. Organizohemi sepse e kundërshtojmë padrejtësinë dhe pabarazinë e shumëfishtë, dhe bëjmë thirrje për një të ardhme më të mirë ku secili dhe secila është i lirë. Përveç denoncimit të dhunës dhe vrasjes së grave dhe kërkesave për drejtësi, ky marsh do të jetë marsh solidarizimi me Ukrainën. Kjo pasi që ne nuk e shohim të shkëputur kauzën gjinore nga kauzat e tjera dhe ne si grup jemi kundër çdo padrejtësie, kurdo që ajo të ndodhë”, tha ajo.
Po ashtu, Morina thotë se marshi do të fillojë nga Pallati i Drejtësisë, kjo pasi që, siç thotë ajo gjykata dhe prokuroria janë fajtore për vrasjen e këtyre grave.
“Këtë vit, marshi ynë nis nga Pallati i Drejtësisë pasi që janë pikërisht gjykatat, prokuroria dhe mbrojtësit e viktimave, një nga shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010,48 gra të vriten nga burrat në Kosovë”, potencoi ajo.
Në Prishtinë ky grup organizativ marshin do ta fillojnë nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, më pas te rrethi i flamurit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke vazhduar kështu deri te Qeveria e Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cila është mosha më e përshtatshme për dërgimin e fëmijëve në kopsht – shpjegon psikologia Deliu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe