LAJMI I FUNDIT:

Sot lirohen nga karantina në Qendrën e Studentëve, ata të cilët dje rezultuan negativë në COVID-19

Sot lirohen nga karantina në Qendrën e Studentëve, ata të cilët dje rezultuan negativë në COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se personat të cilët kanë rezultuar dje negativ në COVID-19, të karantinës së Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të lirohen në shtëpi për të qëndruar në vetkarantinë edhe për dy javë dhe duke respektuar rekomandimet e MSh-së e IKSHPK-së, që të mos dalin nga shtëpitë e tyre gjatë kohës sa ende do të jenë nën mbikëqyrje.

“Kurse personat që kanë rezultuar pozitiv në COVID-19 do të dërgohen në Klinikën Infektive. Ata që nuk manifestojë shenja të sëmundjes, do të nënshkruajnë një Deklaratë nën betim, me të cilën do të vetizolohet në shtëpi, nëse kanë kushte për ta bërë këtë, dhe do të jenë nën monitorim të vazhdueshëm.


Ky veprim do të koordinohet edhe me strukturat lokale të pushtetit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shkelja e udhëzimeve të MSh e IKSHPK-së për vetizolimin e obliguar do të dënohet sipas legjislacionit në fuqi për situatat emergjente të shëndetësisë publike.

“Në të njëjtën kohë, do të vazhdoj testimi edhe i personave që kanë mbushur mbi 2 javë në karantinën në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe lirimi nga karantina do të jetë gradual, i bazuar në rezultatet e testeve të bëra nga IKSHPK”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/