LAJMI I FUNDIT:

Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Librit

Sot hapet Panairi Ndërkombëtar i Librit

Sot fillon Panairi Ndërkombëtar i Librit në Prishtinë. Sipas organizatorëve, gjithçka është gati që ky vit jubilar të organizohet në mënyrën më të mirë. Madje për këtë vit janë paraparë edhe risi, të cilat nuk kanë qenë më herët.

Anëtari i Bordit të Shoqatës së Botuesve të Kosovës, Abdullah Zeneli në një intervistë për KosovaPress tha se edhe botuesit janë përgatitur mjaftueshëm që përveç shitjes të ofrojnë edhe takime me lexues dhe shkrimtarë.

Ai theksoi se e veçanta e këtij panairi është edhe pjesëmarrja e shkrimtarit francez François-Henri Désérable, vepra e të cilit vjen në shqip pikërisht në vigjilje të panairit.


Zeneli bëri të ditur se në kuadër të Panairit  do të mbahen rreth 50 aktivitete të ndryshme që koincidojnë me përvjetorët këtij viti.

Teksa shtoi se edhe këtë vit do të shpallet shkrimtari i vitit nga letërsia shqipe dhe ajo e huaj, si dhe stenda më e vizituar.

Drejtori i shtëpisë botuese “Buzuku”, sqaroi se nga 100 botues sa pritet të ketë panairi, rreth 40 shtëpi botuese janë nga Kosova dhe 60 nga shtetet tjera si Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora. Derisa potencoi se është shteti ai që duhet të mbështesë më shumë librin.

Panairi i Librit hapet sot në orën 18:00 dhe vazhdon deri më 10 qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori