Aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci, vdiq ditën e sotme (e martë).

Lajmin për vdekjen e tij e ka njoftuar bashkëshortja Lumnije Mikullovci, e cila njëherësh bën të ditur se varrimi i të ndjerit bëhet po ashtu sot.


Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social, Facebook, ajo tregon se varrimi do bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan.

Screenshot 2019 10 26 at 10.32.28 AM

Ky është postimi i plotë i saj:

"Të nderuar, Varrimi i të dashurit tonë Adem Mikullovci do të bëhet në varrezat e qytetit në Dragodan/Arbëri me Ikindi në ora 16:00. Pranë Teatrit Kombëtar në Prishtinë është vendosur fotografia ku mund të bëhen Homazhe nga ora 10:00!".

/Telegrafi/